1Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor ka statusin e magjistratit, sipas rregullave të parashikuara nga ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga ky ligj.
2Anëtari i Këshillit gëzon pagën dhe përfitimet e gjyqtarit të Gykatës së Lartë.
3Anëtari gjyqtar i Këshillit nuk i nënshtrohet vlerësimit etik dhe profesional të veprimtarisë gjatë kohës së shërbimit si anëtar. Performanca e tij gjatë kohës së shërbimit si anëtar i Këshillit mbahet parasysh në rast të transferimit ose promovimit, sipas parashikimeve të ligjit që rregullon statusin e gjyqtarit dhe prokurorit.
4Anëtari gjyqtar, në përfundim të mandatit, kthehet në vendin e mëparshëm të punës. Gjyqtarit të Gjykatës së Lartë ose i gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme i pezullohet mandati si gjyqtar gjatë kohës që ushtron funksionin si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Anëtari gjyqtar i Këshillit nuk mund të transferohet, të ngrihet në detyrë ose të delegohet gjatë 3 viteve pas përfundimit të mandatit.
5Anëtari jogjyqtar, i cili përpara emërimit punonte me kohë të plotë në sektorin publik, rikthehet në vendin e mëparshëm të punës ose, në pamundësi, në një detyrë të barasvlershme me të.