PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 59: Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor

1Kryetari dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhen në mbledhjen e parë të Këshillit nga radhët e anëtarëve jogjyqtarë me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve. Ata qëndrojnë në detyrë deri në përfundim të mandatit si anëtarë të Këshillit.

2Kryetari i Këshillit gëzon pagën dhe përfitimet e Kryetarit të Gykatës së Lartë.

3Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor ushtron kompetencat e mëposhtme:

aështë përgjegjës për mirëfunksionimin e Këshillit dhe zbatimin me efiçencë të detyrave të tij, në përputhje me ligjin;

bpërgatit, thërret dhe drejton mbledhjen e Këshillit;

cmbikëqyr dhe drejton administratën e Këshillit;

çpërfaqëson Këshillin në marrëdhëniet me të tretët;

dsiguron bashkëpunimin me institucionet e tjera;

dhraporton para Kuvendit për gjendjen në sistemin gjyqësor dhe merr masat për publikimin e raportit;

epropozon kryetarët e komisioneve të përhershme dhe cakton kryetarët e komisioneve të përkohshme të Këshillit;

ëushtron çdo detyrë tjetër që i jepet me ligj.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment