PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 71: "Marrëdhënia e Këshillit të Lartë Gjyqësor me Ministrin e Drejtësisë "

1Ministri i Drejtësisë koordinon zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore dhe të strategjisë sektoriale të sektorit të drejtësisë. Ministri i Drejtësisë është përgjegjës për përgatitjen e projektakteve ligjore në fushën e drejtësisë, për të cilat merr edhe mendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

2Ministri i Drejtësisë mund të paraqesë ankesë tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë për shkelje disiplinore të pretenduara të gjyqtarëve, si dhe mund të kërkojë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryerjen e inspektimeve institucionale e tematike në gjykata.

3Ministri i Drejtësisë mund të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

4Ministri i Drejtësisë ose persona të autorizuar prej tij mund të marrin pjesë si vëzhgues në Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, të Asamblesë së Personelit Akademik dhe të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, mbledhjes së posaçme të drejtuesve të institucioneve për përzgjedhjen e anëtarëve gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

5Këshilli i Lartë Gjyqësor bashkëpunon me Ministrin e Drejtësisë për të siguruar përputhjen e planeve strategjike dhe buxhetore të sistemit gjyqësor, të miratuara nga Këshilli me politikat shtetërore dhe strategjinë sektoriale të sektorit të drejtësisë.

6Ministri i Drejtësisë mund të ushtrojë të drejtat e mësipërme personalisht ose përmes një një përfaqësuesi të autorizuar me shkrim prej tij.

7Në ushtrimin e funksioneve të tij, Ministri i Drejtësisë ka akses të plotë në të dhënat statistikore që rezultojnë nga sistemi i menaxhimit të çështjeve të trajtuara nga gjykatat.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment