PËR RIVLERËSIMIN KALIMTAR TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË   |   84/2016

Neni 10: "Procesi i votimit në komisioni parlamentar ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve "

1Procedura e votimit bëhet nëpërmjet një sistemi elektronik që mundëson votimin e fshehtë, ku secili anëtar voton për një kandidat.

2Secili prej anëtarëve të komisionit ad hoc të përzgjedhjes me 6 anëtarë përzgjedh nga lista e kandidatëve për votim një kandidat për gjyqtar të Kolegjit të Apelimit, pa debat dhe përmes një votimi të fshehtë elektronik, ku secili anëtar i komisionit voton vetëm për një kandidat.

3Anëtarët e komisionit ad hoc marrin pjesë në të gjitha raundet e votimit deri në zgjedhjen përfundimtare të gjashtë gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit. Sistemi elektronik mundëson realizimin e këtij procesi votimi, duke prodhuar raportin elektronik për rezultatet e votimit, që garanton pamundësinë e identifikimit të votës.

4Çdo anëtar i komisionit ad hoc duhet të votojë. Nësë një nga anëtarët nuk voton, votimi përsëritet edhe një herë. Nëse edhe gjatë votimit të dytë një nga anëtarët nuk voton, Kryetari i Kuvendit njoftohet për fillimin e procedurave për zevendësimin e anëtarit të komisionit, i cili nuk ka votuar. Kuvendi zgjedh anëtarin e ri të komisionit ad hoc, duke respektuar përkatësinë e tij në grupet parlamentare, brenda 3 ditëve.

5Komisioni ad hoc më pas përzgjedh gjyqtarin e shtatë nga kandidatët e mbetur të listës së kandidatëve përmes një votimi të thjeshtë, të fshehtë elektronik, ku kandidati me më shumë vota quhet i përzgjedhur. Në rast barazie të votave, fituesi përzgjidhet me short manual ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të madh të votave. Procedurat e hedhjes së shortit pasqyrohen në procesverbal që nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e komisionit ad hoc.

6Procedura e parashikuar në pikën 5 të këtij neni zbatohet edhe për zgjedhjen e dy kandidatëve zëvendësues për pozicionin e gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit.

7Secili prej anëtarëve të komisionit ad hoc të përzgjedhjes me 12 anëtarë përzgjedh një kandidat për komisioner nga lista e kandidatëve për votim, pa debat dhe përmes një votimi të fshehtë elektronik, ku secili anëtar i komisionit voton vetëm për një kandidat. Rregullat e parashikuara në pikat 3 dhe 4, të këtij neni, zbatohen edhe gjatë procedurës së votimit të komisionit ad hoc të përzgjedhjes me 12 anëtarë. Procedura e parashikuar në pikat 5 dhe 6, të këtij neni, zbatohet edhe për zgjedhjen e dy kandidatëve zëvendësues për pozicionin e komisioneve pranë Komisionit.

8Komisioni përzgjedh më pas dy kandidatë nga lista e kandidatëve për votim për Komisioner Publik përmes një votimi ku dy kandidatët me më shumë vota quhen të përgjedhur. Procedura e parashikuar në pikën 5, të këtij neni, zbatohet edhe për zgjedhjen e dy komisionerëve publikë, si dhe të dy kandidatëve zëvendësues për Komisioner Publik.

9Nëse një kandidat ka aplikuar për më shumë se një funksion dhe është përzgjedhur në njërin prej funksioneve të votuar më parë në radhë, emri i tij hiqet automatikisht nga sistemi elektronik nga lista e kandidatëve për votim për funksionet që votohen më vonë në radhë.

10Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, brenda dy ditëve nga përfundimi i procesit të votimit, harton listën përfundimtare të komisionerëve, gjyqtarëve dhe komisioniereve publikë të zgjedhur. Lista bashkë me rezultatet e votimit, të prodhuara nga sistemi elektronik, i dërgohet Kryetarit të Kuvendit, i cili menjëherë cakton datën dhe orën e mbledhjes së seancës plenare, si dhe i përcjell të gjithë deputetëve këtë listë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment