Objekti i këtij ligji është:
1"Përcaktimi i rregullave për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Njësisë së Pavarur Hetimore, si organe kushtetuese, sipas pikës 4, të nenit 148, të Kushtetutës. "
2Përcaktimi i kushteve dhe procedura për emërimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
3"Përcaktimi i kompetencave lëndore parësore dhe të tjera të gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme. "
4"Përcaktimi i kushteve dhe kriteret shtesë që duhet të përmbushin shtetasit për t’u emëruar, transferuar apo për t’u ngritur në detyrë si gjyqtarë ose punonjës pranë gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,prokurorë dhe punonjës pranë Prokurorisë së Posaçme, si dhe për t’u punësuar pranë Njësisë së Pavarur Hetimore. "
5"Përcaktimi i marrëdhënieve të Prokurorisë së Posaçme me institucione të tjera shtetërore, subjekte të tjera publike apo private, si dhe me publikun. "
6"Organizimi dhe funksionimi i procesit të kontrollit të figurës, vëzhgimit të të dhënave financiare dhe vëzhgimit të telekomunikacioneve të gjyqtarëve të gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, Drejtorit, Zëvendësdrejtorit, hetuesve dhe shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe vëzhgimit të të dhënave financiare dhe vëzhgimit të telekomunikacioneve të anëtarëve të afërt të familjeve të tyre. "