"PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR "   |   95/2016

Neni 3: Përkufizimet

"Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: "

1"“Anëtar i afërt i familjes” nënkupton bashkëshortin/bashkëshorten, fëmijët mbi 18 vjeç dhe çdo person të lidhur nga gjaku apo martesa, i cili banon më shumë se 120 ditë në vit në të njëjtin vendbanim. "

2"“Drejtues të institucioneve shtetërore qendrore ose të pavarura” nënkupton Drejtorin e Policisë së Shtetit, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Guvernatorin e Bankës Qendrore të Shqipërisë, Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror. "

3"“Gjyqtar” nënkupton çdo person që shërben si gjyqtar në çdo gjykatë të shkallës së parë, Gjykatë të Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjykatë apeli, Gjykatë të Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjykatë administrative apo Gjykatën e Lartë. "

4"“Informacion sensitiv” nënkupton dokumentet elektronike ose fizike, fotografitë, regjistrimet, të dhënat, emrat ose çdo informacion tjetër me shkrim ose verbal, që merret gjatë apo si rrjedhojë e një hetimi penal, në përputhje me këtë ligj. Ky informacion nuk konsiderohet sensitiv pasi të jetë bërë publik, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. "

5" “Prokuror” nënkupton çdo prokuror në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës të parë, në prokuroritë pranë gjykatave të apeleve, në Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në Prokurorinë e Përgjithshme."

6“Prokuror më i lartë” është titullari/drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

7"Termi “Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” përdoret për t’iu referuar Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Njësisë së Posaçme Hetimore, e cila emërtohet “Byroja Kombëtare e Hetimit”. Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar quhet shkurtimisht “SPAK”. "

8" “Vepra penale të lidhura me çështjen ose hetimin” nënkupton çdo vepër penale që është kryer me qëllim përgatitjen, mbështetjen, mundësimin, fshehjen ose shmangien e zbulimit të një shkeljeje penale që është në kompetencën kryesore të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky përkufizim përfshin gjithashtu çdo shkelje penale që pengon hetimin e çështjes, kanos dëshmitarët, viktimat, gjyqtarët, prokurorët, hetuesit ose punonjësit, apo shkatërron ose i bën provat të papërdorshme në mënyra të tjera. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment