"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 2: Përkufizime

1Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a“Administrimi gjyqësor” është tërësia e veprimtarive që synojnë organizimin dhe sigurimin e funksionimit të shërbimeve në mbështetje të sistemit gjyqësor.

b“Administrata gjyqësore” është struktura dhe tërësia e veprimtarive që synojnë organizimin dhe sigurimin e funksionimit të gjykatave.

c“Çështje urgjente“ është çështja për të cilën dispozitat procedurale parashikojnë se duhet të vendoset brenda 14 ditëve nga regjistrimi i çështjes në gjykatë.

ç"“Degë e gjykatës” i referohet nënndarjes gjeografike të gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, e cila përbën një njësi administrative me gjykatën. "

d“Këshilltar ligjor” është këshilltari që ushtron funksionin e tij në njësinë e shërbimit ligjor pranë Gjykatës së Lartë.

dh"Ndihmësmagjistrat” është gjyqtari i komanduar për të ndihmuar gjyqtarët në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese ose prokurorët e komanduar për të ndihmuar Prokurorin e Përgjithshëm, në trajtimin e çështjeve, në veçanti, kryerjen e kërkimit ligjor dhe përgatitjen e opinioneve me shkrim për çështje ligjore materiale ose procedurale. "

e“Ndihmës ligjor” është ndihmësi që ushtron funksionin e tij në njësinë e shërbimit ligjor pranë gjykatave të apelit.

ë"“Nëpunës civil gjyqësor” është personi, i cili ushtron funksione administrative publike brenda shërbimit gjyqësor ose administrativ të një gjykate në mbështetje të drejtpërdrejtë të sistemit gjyqësor. "

f“Përdorues i gjykatës” është çdo person, i cili përdor shërbimet e gjykatës.

g“Përshkrimi i punës” përcakton qëllimin e punës, përgjegjësitë kryesore të punës dhe detyrat kryesore që kryhen nga nëpunësi civil gjyqësor ose punonjësi i gjykatës.

gj"“Punonjës i gjykatës” është personi që kryen veprimtari të mirëmbajtjes, transportit, të ruajtjes dhe veprimtari të tjera në shërbime mbështetëse të gjykatës, që nuk kryhen nga nëpunësit civilë gjyqësorë. "

h“Seksioni”, në kuptim të këtij ligji, përfshin edhe Kolegjet e Gjykatës së Lartë, të cilat në këtë ligj referohen me termin kolegj.

i“Sistemi gjyqësor” përbëhet nga të gjitha gjykatat, me përjashtim të Gjykatës Kushtetuese, si dhe nga organet e qeverisjes së gjyqësorit.

j“Shërbim civil gjyqësor” është trupa e nëpunësve civilë gjyqësorë, që ushtron funksione administrative publike brenda shërbimit gjyqësor ose administrativ të një gjykate në mbështetje të drejtpërdrejtë të sistemit gjyqësor.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment