"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 21: Numri i përgjithshëm i gjyqtarëve

1"Këshilli i Lartë Gjyqësor propozon numrin e përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë bashkë me propozimin për buxhetin e sistemit gjyqësor, sipas procedurës së caktuar me ligj. "

2"Përpara se të miratojë propozimin, Këshilli i Lartë Gjyqësor merr mendimin e Këshillave të Gjykatës, Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Financave dhe këshillohet me palë të tjera të interesuara, sipas rregullave të parashikuara në ligjin “Për njoftimin dhe konsultimin publik”. "

3"Procesi i përcaktimit të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve mbështetet në objektivat e parashikuar në nenin 14, të këtij ligji, si dhe kryhet në mënyrë transparente, duke u bazuar në vlerësime të plota të kritereve të administratës gjyqësore, siç përcaktohen nga neni 15 pika 3, shkronja “b”, e këtij ligji. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment