1"Pushteti gjyqësor ushtrohet në emër të republikës, në përputhje me Kushtetutën, me këtë ligj dhe me legjislacionin tjetër në fuqi. "
2"Kuvendi mund të krijojë me ligj gjykata të tjera për fusha të veçanta, por në asnjë rast gjykata të jashtëzakonshme. "
3Gjyqtarët, gjatë ushtrimit të funksionit dhe vendimmarrjes, janë të pavarur dhe të paanshëm.
4"Në ushtrimin e pushtetit gjyqësor çdo gjykatë ndihmohet nga administrata gjyqësore, e cila përfshin shërbimet e nëpunësve civilë gjyqësorë dhe shërbime të tjera mbështetëse. "
5"Në ushtrimin e veprimtarisë së saj, administrata gjyqësore respekton pavarësinë e gjyqtarëve, duke shmangur çdo ndërhyrje në veprimtarinë e sistemit gjyqësor. "
6Çdo ndërhyrje në veprimtarinë e sistemit gjyqësor sjell përgjegjësi sipas ligjit.