"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 42: Ndihmësit ligjorë të gjykatave të apelit

1"Pranë gjykatave të apelit mund të funksionojë njësia e shërbimit ligjor, e përbërë nga ndihmësit ligjorë, e krijuar me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Numri i ndihmësve ligjorë nuk mund të jetë më i madh se gjysma e numrit të gjyqtarëve në gjykatë."

2Ndihmësi ligjor në veçanti:

a"analizon praktikën gjyqësore përkatëse mbi interpretimin e dispozitave të zbatueshme për çështjet në gjykim; "

b"përpunon çështjen dhe përgatit çështje të thjeshta standarde me shkallë kompleksiteti të ulët për marrjen e vendimit nga gjyqtari; "

c"kryen detyra të tjera për përpunimin e çështjes siç kërkohet nga gjyqtari ose siç parashikohet në ligj. "

3"Kryetari përcakton detyrat për ndihmësin ligjor, duke mbajtur parasysh përvojën profesionale dhe specializimin e tij, si dhe duke siguruar ngarkesë pune të barabartë ndërmjet ndihmësve ligjorë. "

4"Gjyqtari i caktuar me short për çështjen mund t’i japë udhëzime ndihmësit ligjor kur është e nevojshme. Ndihmësi ligjor është i lidhur vetëm me udhëzimet e dhëna nga gjyqtari i caktuar me short për çështjen. Çdo udhëzim për interpretimin dhe zbatimin e ligjit duhet të jetë në formë të shkruar dhe është pjesë e dosjes. "

5Gjatë përpunimit dhe përgatitjes së çështjes për vendim, ndihmësi ligjor i ushtron detyrat:

a"në mënyrë të pavarur, në bazë të vlerësimit të fakteve dhe në përputhje me një kuptim të ndërgjegjshëm të ligjit, pa asnjë ndikim të jashtëm, nxitje, presion kërcënim ose ndërhyrje, direkte ose indirekte, nga asnjë dhe për asnjë arsye; "

bme paanshmëri, pa favorizime dhe pa paragjykime.

6"Gjyqtari i caktuar me short e tërheq dosjen gjyqësore nga ndihmësi ligjor nëse e vlerëson të nevojshme, sipas kompleksitetit të çështjes që lidhet me faktet, me zbatimin e ligjit ose nëse kjo është e nevojshme në përshtatje me rëndësinë e vendimit. Në këtë rast gjyqtari harton një dokument me shkrim që përmban arsyet për tërheqjen e çështjes, i cili është pjesë e dosjes. "

7Ndihmësi ligjor i dorëzon pa vonesë dosjen e çështjes gjyqtarit.

8Gjyqtari procedon me çështjen më tej nëse:

agjyqtari do të tërheqë çështjen;

b"zbulon çështje faktike ose ligjore, të cilat, sipas kompleksitetit ose vështirësisë së çështjes, duhet të përpunohen nga një gjyqtar. "

9"Ndihmësi ligjor, ndihmësi magjistrat ose jomagjistrat u nënshtrohen rregullave të papajtueshmërisë, kufizimeve në detyrë dhe konfliktit të interesave ashtu si magjistrati. "

10"Këshilli i Lartë Gjyqësor miraton rregulla të detajuara për kushtet dhe kriteret profesionale që duhet të përmbushin ndihmësit ligjorë në gjykatat e apelit, llojin dhe natyrën e detyrave të ndihmësve ligjorë, llojin dhe natyrën e çështjeve për t’u përpunuar dhe përgatitur nga ndihmësit ligjorë, për kriteret dhe procedurat për ndarjen e çështjeve me short, si dhe vlerëson rregullisht ngarkesën e punës së ndihmësve ligjorë dhe siguron një numër të përshtatshëm të tyre për çdo gjykatë apeli. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment