1Sekretari gjyqësor kryen detyra procedurale, në përputhje me legjislacionin procedural në fuqi.
2Sekretari gjyqësor ushtron në veçanti funksionet e mëposhtme:
a"vërteton aktet e gjykatës dhe lëshon vërtetime apo kopje të njësuara me origjinalin të akteve procedurale gjyqësore. Kur përdoren pajisje regjistrimi apo pajisje që kryejnë funksione të ngjashme, sekretari garanton që regjistrimi ose riprodhimi është origjinal dhe i paprekur; "
b"është përgjegjës për krijimin e dosjeve dhe ndihmon gjyqtarin për mbajtjen e dosjeve sipas një rregulli të caktuar, si dhe për regjistrimin dhe zbatimin e urdhrave të shpallur apo të nxjerrë nga gjykatat dhe gjyqtarët; "
c"ndihmon në mbajtjen e regjistrave, si dhe për regjistrimet në regjistra dhe ndihmon në mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve teknike, audiovizive dhe kompjuterike atje ku këto janë të disponueshme; "
çndihmon në çështje që lidhen me mbajtjen e dosjeve personale;
dbashkëpunon me autoritetet kompetente për çështje të taksave dhe tarifave gjyqësore;
dh"ndihmon në krijimin e statistikave të gjykatës, sipas kritereve të përcaktuara për këtë qëllim dhe për saktësinë e të dhënave; "
eushtron çdo detyrë tjetër të caktuar me ligj.
3"Veprimtari të tjera, të cilat kryhen rregullisht nga sekretarët gjyqësorë, renditen në përshkrimet standarde të punës, miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. "