"PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   98/2016

Neni 80: Ndërprerja e marrëdhënies në shërbimin civil gjyqësor

1Ndërprerja e marrëdhënieve në shërbimin civil gjyqësor i nënshtrohet rregullave të parashikuara në ligjin “Për nëpunësin civil”, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.

2Me përjashtim të rasteve të tjera, të parashikuara në ligjin “Për nëpunësin civil”, marrëdhënia në shërbimin civil gjyqësor përfundon nëpërmjet lirimit, në rastin e emërimit në funksionin e ministrit, zëvendësministrit, zyrtarit të emëruar nga Kuvendi, Presidenti i Republikës ose Këshilli i Ministrave apo funksionarë të kabinetit.

3Organi kompetent për ndërprerjen e marrëdhënies në shërbimin civil gjyqësor për kancelarin, këshilltarin dhe ndihmësin ligjor është Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe për nëpunësit e tjerë civilë gjyqësorë është Këshilli i Gjykatës ku ai ushtron detyrën.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment