1Dispozitat e këtij ligji zbatohen për pasuritë e personave, që zotërohen plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, siç përcaktohet në pikën 2 të këtij neni, mbi të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në indicie, për:
apjesëmarrje dhe kryerje të krimeve nga banda e armatosur, organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, të parashikuara nga kreu XI i Kodit Penal;
bpjesëmarrje dhe kryerje e krimeve nga organizata terroriste dhe krimeve për qëllime terroriste, parashikuar nga kreu VII i Kodit Penal;
ckryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 109, 109/b, 110/a, 128/b, 278/a, 282/a, 283, 283/a dhe 284/a të Kodit Penal;
çpastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal;
dkryerjen e krimeve të parashikuara në nenet 164/a, 164/b, 183, 244, 244/a, 245, 245/1, 256, 257, 257/a, 258, 259, 259/a, 260, 312, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh dhe 319/e të Kodit Penal, në rastet kur ekzistojnë indicie për përfitim pasuror të paligjshëm.
2Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive të personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga:
apersonat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi) për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta;
bpersonat fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të tërthortë nga personat e përmendur në pikën 1 të këtij neni, ose janë përdorur, kanë lehtësuar apo kanë ndikuar në një formë të caktuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme prej tyre.
3Prezumimi i regjistrimit të rremë të pasurive dhe veprimtarive ekonomike të personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni, në emër të personave të afërm, të përmendur në shkronjën “a”, të pikës 2, të këtij neni, zbatohet kur ka të dhëna të dobishme, të siguruara në rrugë të ligjshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm për paligjshmërinë e origjinës së pasurisë.
4Të dhënat e mjaftueshme që pasuritë ose veprimtaritë e personit fizik ose juridik të përmendur në shkronjën “b” të pikës 2, të këtij neni, zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të tërthortë, nga personat e përmendur në pikën 1, të këtij neni, nxirren nga marrëdhënia ndërmjet personit fizik dhe juridik me personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe nga të dhëna të dobishme, të siguruara në rrugë të ligjshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm për paligjshmërinë e origjinës së pasurisë.
5Masat parandaluese mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit, subjekt i zbatimit të këtij ligji, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes.
6Ky ligj zbatohet edhe për pasuritë e personave, të vëna përpara hyrjes në fuqi të tij, me kusht që të ekzistojnë indicie të rëndësishme për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale, në kohën e vënies së pasurisë.