1Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Financave, përcakton kriteret, masën dhe mënyrën e përdorimit të pasurive të paluajtshme dhe të atyre që shërbejnë për veprimtaritë ekonomike, tregtare dhe profesionale, pjesë e fondit të posaçëm, brenda kufijve të destinimit, të vendosura nga ky ligj.
2Këshilli i Ministrave, në nxjerrjen e këtij vendimi, bazohet në parimet e miradministrimit të pronës, të rritjes së efektivitetit të drejtësisë penale, si dhe të rehabilitimit dhe zhdëmtimit të drejtë.