PËR NDIHMËN JURIDIKE TË GARANTUAR NGA SHTETI   |   111 / 2017

Neni 22: Shqyrtimi i kërkesës për ndihmë juridike dytësore nga gjykata

  1. Në rastet kur kërkuesi deklaron pamundësinë për sigurimin e dokumentacionit, si dhe në çdo rast tjetër kur gjykata çmon se korrigjimi ose plotësimi i kërkesës mund të bëhet shkak për vonesa, të cilat cenojnë thelbin e të drejtave të kërkuesit, gjykata mund të urdhërojë dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm nga organet e administratës shtetërore që e disponojnë atë. Në këto raste kërkesa për ndihmë juridike dytësore quhet e paraqitur në përfundimin e afatit të vendosur nga gjykata për paraqitjen e dokumentacionit plotësues nga organet e administratës shtetërore.
  2. Gjykata, në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe parashikimet në legjislacionin procedural, pas shqyrtimit të kërkesës vendos:

a) pranimin e kërkesës për dhënien e ndihmës juridike dytësore;

b) rrëzimin e kërkesës për dhënien e ndihmës juridike dytësore.

  1. Kërkesa për ndihmë juridike dytësore rrëzohet vetëm në rastet kur:

a) nuk përmbushen kushtet e parashikuara në nenet 11 ose 12 të këtij ligji;

b) është dukshëm abuzive ose haptazi e pabazuar.

  1. Vendimi për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për ndihmë juridike dytësore jepet i arsyetuar.
  2. Kundër vendimit të gjykatës për rrëzimin e kërkesës për ndihmën juridike dytësore mund të bëhet ankim i veçantë. Ankimi i vendimit nuk pengon vazhdimin e shqyrtimit të çështjes. Ankimi bëhet sipas formularit tip të miratuar nga Ministri i Drejtësisë, i cili i jepet kërkuesit së bashku me vendimin për rrëzimin e kërkesës.
  3. Gjykata e apelit shqyrton çështjen në dhomë këshillimi dhe merr vendim brenda 15 ditëve nga regjistrimi i çështjes. Kundër këtij vendimi nuk lejohet rekurs në Gjykatë të Lartë.
  4. Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas mund të ankimojë vendimin e gjykatës për pranimin e kërkesës për ndihmë juridike dytësore, nëse pretendon se kjo kërkesë është dukshëm abuzive ose haptazi e pabazuar. Në këtë rast zbatohen afatet dhe rregullat për ankimin e vendimeve përfundimtare, sipas dispozitave të legjislacionit procedural. Kundër vendimit të gjykatës së apelit nuk lejohet rekurs në Gjykatë të Lartë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment