PËR NDIHMËN JURIDIKE TË GARANTUAR NGA SHTETI   |   111 / 2017

Neni 24: Dhënia e ndihmës juridike dytësore nga avokatët

1.Avokatët që japin shërbimet e ndihmës juridike dytësore plotësojnë këto kushte:

a) kanë aplikuar në Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe janë përfshirë në listën e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore;

b) kanë lidhur një kontratë vjetore shërbimi me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas;

c) janë caktuar për ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike dytësore nga organi procedues ose dhoma vendore e avokatisë;

ç) janë të specializuar në fusha të së drejtës, kur specializimi është i nevojshëm, si në rastin e përfaqësimit të të miturve, të viktimave dhe në raste të tjera të parashikuara me ligj.

2.Në rast të pranimit të kërkesës për ndihmë juridike dytësore veprohet sipas rregullave të mëposhtme:

a) dhoma vendore e avokatisë cakton një avokat nga lista e avokatëve që japin shërbimet e ndihmës juridike dytësore, sipas parimit të rotacionit;

b) dhoma vendore e avokatisë përcjell vendimin e gjykatës kompetente, së bashku me vendimin e saj mbi caktimin e avokatit, këtij të fundit dhe personit të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmën juridike dytësore.

  1. Parashikimet e pikës 2, të këtij neni, nuk zbatohen në rastin kur kërkesa për ndihmë juridike dytësore është paraqitur nga i pandehuri pa mjete të mjaftueshme financiare tek organi procedues që fillon hetimin.
  2. Avokati i caktuar, menjëherë pasi njihet me vendimin e gjykatës kompetente dhe vendimin e dhomës vendore të avokatisë ose me vendimin e organit procedues mbi caktimin e tij si avokat për dhënien e ndihmës juridike dytësore, hyn në marrëdhënie me personin, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmë juridike dytësore dhe fillon dhënien e shërbimeve të kërkuara.
  3. Avokati i caktuar zëvendësohet nga një avokat tjetër, nga lista e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore, vetëm në rast se konstatohet një konflikt interesi midis avokatit dhe personit, të cilit i është pranuar kërkesa për ndihmën juridike dytësore.
  4. Vendimi për zëvendësimin e avokatit të caktuar nga një avokat tjetër nga lista e avokatëve që ofrojnë shërbimet e ndihmës juridike dytësore merret nga:

a) organi procedues, në rast se avokati që do të zëvendësohet është caktuar nga ky organ;

b) dhoma vendore e avokatisë, në rast se avokati që do të zëvendësohet është caktuar prej saj.

 

 

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment