PËR NDIHMËN JURIDIKE TË GARANTUAR NGA SHTETI   |   111 / 2017

Neni 26: Kërkesa për përjashtim nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore

  1. Përjashtimi nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore jepet në bazë të një kërkese që hartohet sipas formularit të kërkesës së miratuar nga Ministri i Drejtësisë.
  2. Kërkesa për përjashtim nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore mund të paraqitet:

a) së bashku me kërkesën për ndihmë juridike dytësore;

b) bashkëlidhur kërkesëpadisë, në përputhje me parashikimet e legjislacionit procedural;

c) në çdo fazë të procesit, derisa nuk është deklaruar i mbyllur hetimi gjyqësor.

  1. Në kërkesën për përjashtim nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore mund të kërkohet përjashtimi nga pagimi i një, disa ose të gjitha tarifave gjyqësore dhe/ose i shpenzimeve gjyqësore, sipas përcaktimeve të nenit 25 të këtij ligji.
  2. Kërkesa për përjashtim nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore mund të paraqitet nga personi, i cili gëzon të drejtën për përjashtim nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore, nga një përfaqësues ligjor apo i pajisur me prokurë, ose nga bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja ose i afërm i shkallës së parë.
  3. Kërkesa për përjashtim nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore mund të paraqitet personalisht ose nëpërmjet shërbimit postar.

 

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment