PËR NDIHMËN JURIDIKE TË GARANTUAR NGA SHTETI | 111 / 2017
Neni 30: Detyrimet e palës gjyqhumbëse në çështjet civile ose administrative
Kur pala që është përjashtuar nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore, sipas parashikimeve të këtij ligji, fiton me vendim gjyqësor të formës së prerë çështjen, për të cilën është dhënë ndihma juridike dytësore dhe/ose përjashtimi nga tarifat gjyqësore dhe shpenzimet gjyqësore, pala tjetër gjyqhumbëse, së cilës i ngarkohen pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore, sipas vendimit gjyqësor, detyrohet të kalojë këtë shumë menjëherë për llogari të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.
Në rast se vendimi nuk ekzekutohet vullnetarisht, me kërkesë të Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, shërbimi përmbarimor gjyqësor fillon procedurat e ekzekutimit të detyrueshëm, sipas legjislacionit në fuqi.