PËR NDIHMËN JURIDIKE TË GARANTUAR NGA SHTETI | 111 / 2017
Neni 36: Dispozitë kalimtare
Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike pushon së ekzistuari me ngritjen e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.
Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas ngrihet brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Qendrat e shërbimit të ndihmës juridike parësore ngrihen brenda tre muajve nga krijimi i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas.
Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike përfundon shqyrtimin e të gjithë kërkesave të paraqitura për ndihmë juridike brenda datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji, sipas parashikimeve të ligjit nr. 10039, datë 22.12.2008 “Për ndihmën juridike”.
Kërkesat për ndihmë juridike dytësore, që janë paraqitur përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që nuk janë shqyrtuar nga Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, trajtohen sipas rregullave të parashikuara nga ky ligj.
Për nëpunësit civilë ekzistues të sekretariatit të Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike zbatohen dispozitat e legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit.
Punonjësit administrativë të Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike trajtohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.
Të gjitha të drejtat, detyrimet, qendrat ekzistuese të shërbimit të ndihmës juridike, buxheti, si dhe dokumentacioni administrativ dhe financiar i Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, i kalojnë dhe administrohen nga aparati i Ministrisë së Drejtësisë.
Deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë detyrat e parashikuara nga ky ligj për këtë organ kryhen nga Ministri i Drejtësisë.
Aktet nënligjore, të nxjerra në zbatim të ligjit nr. 10039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, mbeten në fuqi deri në miratimin e akteve të reja nënligjore, në zbatimi të këtij ligji, për sa kohë nuk bien në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji.