KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 133: Përgatitja për rikthim pas kryerjes së dënimit

1Veprimtaria rehabilituese në vendin e vuajtjes së dënimit për të miturin ka për qëllim kryesor të përgatisë të miturin për lirimin e tij, me qëllim rehabilitimin e tij dhe kthimin në jetën shoqërore.

2Për qëllimet e pikës 1, të këtij neni, administrata e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të mitur merr masa që, qysh në fillim dhe duke e përditësuar në mënyrë të vazhdueshme, të hartojë një plan të posaçëm së bashku me të miturin, familjen e tij dhe në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes së të miturit.

3Administrata e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të mitur siguron që i mituri të kuptojë përmbajtjen e planit.

4Për realizimin e veprimtarisë rehabilituese, pranë Ministrisë së Drejtësisë krijohet “Qendra e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve”, e cila ka për qëllim mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e të miturit/të rinjve pas kryerjes së dënimit, sipas përcaktimeve të këtij neni. Rregullimet specifike lidhur me strukturën dhe organikën e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

5Pasi janë kryer dy të tretat e dënimit me burgim, por jo më pak se tre muaj para datës së mbarimit të dënimit, administrata e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të mitur:

ainformon për datën e mbarimit të dënimit të miturin, përfaqësuesin e tij ligjor dhe Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve dhe Njësinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës;

bi jep mbështetje psikologjike dhe arsimore të miturit për t’u përgatitur për lirimin;

ci jep mundësi të miturit që të bëjë vizita të shkurtra në shtëpi;

çpërgatit një fashikull me të dhënat mbi situatën sociale të të miturit, me qëllim që të përforcojë rishoqërizimin e mëvonshëm të të miturit;

di jep informacion të miturit në mënyrë të kuptueshme për të, me qëllim që ai të ketë aksesin e duhur për mbështetje dhe ndihmë pas kryerjes së dënimit;

dhbashkëpunon me organin shëndetësor në vendin e banimit të të miturit në mënyrë që të zbatohet plani i riintegrimit për aspekte që mund të lidhen me anën shëndetësore të të miturit.

6Përfaqësuesit e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve në bashkëpunim me Njësinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës:

amarrin të gjitha masat e nevojshme që i mituri të kuptojë kushtet dhe kërkesat e planit të rishoqërizimit dhe rehabilitimit;

bfamiljarizohen me fashikullin me të dhënat për përfshirjen sociale të të miturit në mjediset e ndalimit apo të burgimit;

ctakojnë të miturin në një mjedis të përshtatshëm;

çmiratojnë planin e rehabilitimit dhe rishoqërizimin e tij jo më vonë se tre muaj nga paraqitja e kërkesës së tij, në rast se i mituri e kërkon këtë;

dsigurojnë përmbushjen dhe rishqyrtimin e programeve në mjediset e burgimit, nëse kjo është e nevojshme.

7Jo më parë se tre muaj para afatit ligjor për lirimin me kusht dhe jo më parë se tre muaj nga përmbushja e afatit të dënimit me burgim, administrata e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të mitur:

ainformon të miturin, përfaqësuesin e tij ligjor dhe Shërbimin e Provës për datën e mbarimit të dënimit;

binformon me shkrim Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Shërbimin e Provës, Njësinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës për rrezikun familjar dhe shoqëror/mjedisor dhe për nevojat e të miturit jashtë IEVP-së.

8Përfaqësuesi i Shërbimit të Provës:

akryen vlerësimin e rrezikut familjar dhe shoqëror/mjedisor dhe për nevojat e të miturit jashtë IEVP-së;

blëshon dokumentet e nevojshme për lirimin me kusht të të miturit, mbështetur në vlerësimin e rrezikut familjar dhe shoqëror/mjedisor të të miturit jashtë IEVP-së.

9Format dhe rregullat e përgatitjes së dokumentit për lirimin me kusht dhe vlerësimin e rrezikut dhe nevojave familjare dhe shoqërore/mjedisore të parashikuara në këtë nen përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Drejtësisë.

10Me qëllim përgatitjen e planit të rishoqërizimit dhe rehabilitimit, në një periudhë deri në tre muaj nga lirimi i të miturit nga IEVP-ja, sipas rastit, Shërbimi i Provës dhe administrata e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale për të mitur, bashkëpunon me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Shërbimin e Provës, organet e qeverisjes vendore të njësisë administrative dhe Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës ku i mituri banon apo ka planifikuar të banojë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment