1. Ndaj të miturit nuk mund të caktohet një masë sigurimi më e rëndë, nëse i njëjti qëllim mund të realizohet me një masë më të lehtë.
2. Kur kërkohet të caktohet masë sigurimi ndaj një të mituri, prokurori në kërkesë dhe gjykata në vendim mban parasysh dhe arsyeton interesin më të lartë të të miturit, nevojat specifike të tij dhe kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative, të mirërritjes dhe të zhvillimit normal të një të mituri.
3. Në caktimin e masës së sigurimit, gjyqtari dëgjon personalisht të miturin dhe jep vendimin menjëherë.