KODI I DREJTËSISË PENALE PËR TË MITUR   |   37/2017

Neni 94: Parimet e përgjithshme të dënimit

1. Gjatë gjithë procesit të marrjes së vendimit, gjykata, mban në konsideratë se dënimi me burgim i të miturit është mjeti i fundit i mundshëm, i cili konsiderohet vetëm nëse masat e shmangies, të parashikuara në kreun VII, të këtij Kodi, janë të papërshtatshme.

2. Gjatë dhënies së vendimit gjykata merr në konsideratë në radhë të parë interesin më të lartë të të miturit dhe raportin e vlerësimit individual për të.

3. Gjatë marrjes së vendimit ndaj të miturit që është deklaruar fajtor për një vepër penale, gjykata mban në konsideratë gjithashtu:

a. trajtimin e të miturit në mënyra të përshtatshme për garantimin e mirëqenies së tij;

b. përshtatjen me rrethanat dhe rrezikshmërinë e veprës së kryer, si dhe me moshën, rrethanat individuale dhe nevojat e veçanta të të miturit;

c. nxitjen e riintegrimit të të miturit dhe përfshirjen e tij në një rol sa më konstruktiv në shoqëri;

ç. parashikimin e një plani individual për sa më sipër;

d. caktimin e një dënimi sa më të përshtatshëm për të korrigjuar sjelljen e të miturit.

4. Urdhri penal i parashikuar në nenin 406/a deri në nenin 406/f, të Kodit të Procedurës Penale, nuk zbatohet në rastin e të miturit në konflikt me ligjin.

5. Gjykimi me marrëveshje, parashikuar nga neni 406/d deri në nenin 406/f, të Kodit të Procedurës Penale, zbatohet në rastin e zbatimit të masës së shmangies për të miturin në konflikt me ligjin.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment