1Kur nuk mund të bëhet zëvendësimi i aktit, gjykata edhe kryesisht verifikon përmbajtjen e aktit që mungon dhe urdhëron nëse dhe në ç‘mënyrë ai duhet të ribëhet.
2Kur ekziston koncepti i aktit që mungon, ky ribëhet në bazë të konceptit, por me kusht që një nga gjyqtarët që e kanë nënshkruar vërteton se ai ka qenë i njëjtë me konceptin.