1Kur ligji lejon që akti të bëhet me anën e një përfaqësuesi të posaçëm, prokura jepet me akt noterial ose me shkresë private të vërtetuar nga organet kompetente, ndryshe nuk pranohet dhe duhet të përmbajë, përveç të dhënave që kërkon posaçërisht ligji, përcaktimin e objektit për të cilin ajo është dhënë dhe të fakteve që u referohet. Prokura i bashkohet akteve.
2Prokura e lëshuar nga organet shtetërore duhet të ketë nënshkrimin e drejtuesit dhe vulën e organit.