1I pandehuri që nuk njeh gjuhën shqipe ka të drejtë të ndihmohet falas, nga një përkthyes për të kuptuar akuzën dhe për të ndjekur veprimet ku merr pjesë. Kur i pandehuri deklaron se e njeh gjuhën shqipe, mund të heqë dorë nga kjo e drejtë.
2Autoriteti procedues cakton, gjithashtu, një përkthyes kur duhet të përkthehet një dokument në gjuhë të huaj, si dhe kur janë rastet e parashikuara në nenin 107 të këtij kodi.
3Përkthyesi caktohet edhe kur gjykata, prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore e njohin gjuhën që duhet të përkthehet.
4Dispozitat për caktimin e përkthyesit për të pandehurin zbatohen edhe për viktimën.