1Palët kanë të drejtë të kërkojnë përjashtimin e përkthyesit për shkaqet e treguara në nenin 124.
2Kur ka shkak për të kërkuar përjashtimin ose heqjen dorë, përkthyesi është i detyruar ta deklarojë atë.
3Kërkesa për përjashtimin ose heqjen dorë mund të paraqitet para caktimit të detyrës dhe, për shkaqet e njohura më vonë, para se përkthyesi të ketë mbaruar detyrën e tij.
4Për kërkesën e përjashtimit ose të heqjes dorë organi procedues merr vendim.