KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 7905
Neni 136: Njoftimet për prokurorin
1Njoftimet për prokurorin bëhen edhe drejtpërsëdrejti nga palët, mbrojtësit ose përfaqësuesit e tyre nëpërmjet dorëzimit të kopjes së aktit në sekretari. Ai që e merr në dorëzim shënon në origjinal dhe në kopjen e aktit gjeneralitetet dhe datën.