KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 167: Pyetja e një personi të marrë si i pandehur në një procedim të lidhur

1Personat e marrë si të pandehur në një procedim të lidhur, ndaj të cilëve procedohet ose është proceduar veç e veç, pyeten me kërkesën e palës ose edhe kryesisht.

2Ata janë të detyruar të paraqiten në gjykatë, e cila, kur është e nevojshme, urdhëron shoqërimin e tyre forcërisht. Zbatohen dispozitat për thirrjen e dëshmitarëve.

3Personat e treguar në paragrafin 1 ndihmohen nga mbrojtësi i zgjedhur dhe në mungesë të tij nga një mbrojtës i caktuar kryesisht.

4Para se të fillojë pyetja, gjykata i njofton personat e treguar në paragrafin 1 se kanë të drejtë të mos përgjigjen.

4-14/1. Kur duhet të pyetet një person që është marrë si i pandehur në një procedim të lidhur dhe ekziston një nga kushtet e parashikuara nga shkronja “b”, e paragrafit 1, të nenit 156, të këtij Kodi, gjykata i garanton mbrojtjen nga deklarimet vetëinkriminuese lidhur me faktet për të cilat ai është proceduar. Kur ai bën deklarime me vetëpërgjegjësi për fakte të reja, gjykata i bën të ditur të drejtat që parashikohen në nenin 37 të këtij Kodi.

5Dispozitat e paragrafëve të mësipërm zbatohen edhe gjatë hetimit paraprak ndaj personave të marrë si të pandehur për një vepër penale të lidhur me atë për të cilën procedohet.

Përmbajtja

      1. Neni 167 i Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon një ndër mjetet e provave, ka si qëllim tëmundësojë marrjen e deklarimeve që kontribuojnë në formimin e së vërtetës së faktit objekt akuzenga personi që ka një pozitë tëveçantë për shkak të cilësisë së tij si i pandehur në një procedim të lidhur. Referuar kësaj pozite procedurale këta të fundit nuk mund të pyeten në cilësinë e dëshmitarëve, me përjashtim të rastit kur vendimi i pafajësisë ka marrë formë të prerë apo janë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi për shkak interesit që ato kanë për të mos inkriminuar veten niveli i besueshmërisë në krahasim me dëshmitarin është më i ulët. Për këtë arsye, nëpërmjet kësaj dispozite, ligji ka si qëllim që të evitojë këtë fakt duke i dhënë një status tëveçantë të pandehurve në një procedim të lidhur dhe duke parashikuar rregulla të posaçme për pyetjen e tyre, duke balancuar në këtë mënyrë të drejtën e këtyre të pandehurve për të mos u vetë inkriminuar me të drejtën e të pandehurit për tu drejtuar pyetje në kuadër të parimit të kontradiktoritetit.
    •   Neni 167 i Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon një ndër mjetet e provave, ka si qëllim tëmundësojë marrjen e deklarimeve që kontribuojnë në formimin e së vërtetës së faktit objekt akuzenga personi që ka një pozitë tëveçantë për shkak të cilësisë së tij si i pandehur në një procedim të lidhur. Referuar kësaj pozite procedurale këta të fundit nuk mund të pyeten në cilësinë e dëshmitarëve, me përjashtim të rastit kur vendimi i pafajësisë ka marrë formë të prerë apo janë në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi për shkak interesit që ato kanë për të mos inkriminuar veten niveli i besueshmërisë në krahasim me dëshmitarin është më i ulët. Për këtë arsye, nëpërmjet kësaj dispozite, ligji ka si qëllim që të evitojë këtë fakt duke i dhënë një status tëveçantë të pandehurve në një procedim të lidhur dhe duke parashikuar rregulla të posaçme për pyetjen e tyre, duke balancuar në këtë mënyrë të drejtën e këtyre të pandehurve për të mos u vetë inkriminuar me të drejtën e të pandehurit për tu drejtuar pyetje në kuadër të parimit të kontradiktoritetit.

      1. Sipas paragrafit të parë të nenit 167 të Kodit tëProcedurës Penale personat e marrë si të pandehur në një procedim të lidhur, ndaj të cilëve procedohet ose është proceduar veç e veç, pyeten me kërkesën e palës ose edhe kryesisht. Çështja e parë e rëndësishme që duhet të trajtohet lidhur me zbatimin e kësaj dispozite ështëkuptimi i shprehjes “të marrë si të pandehur”. Vlerësimi në mënyrën e duhur i pozitës së personit që kërkohet të pyetet është i një rëndësie thelbësore për sa kohëekziston një dallim i madh midis pyetjes së një personi në cilësinë e dëshmitarit (nëse organi procedues vlerëson se personi nuk cilësohet i pandehur në një procedim të lidhur) si dhe pyetjes së tij në cilësinë e të pandehurit në një procedim të lidhur sipas nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale. Edhe pse në përmbajtje tëdispozitëslegjislatoriështë shprehur “personat e marrë si të pandehur” kjo dispozitë nuk zbatohet vetëm ndaj personave që kanë marrëcilësinë e të pandehurit në kuptim të nenit 34 të Kodit të Procedurës Penale.[1] Nëse mbajmë në konsideratë faktin se neni 167 i Kodit të Procedurës Penale përbën njëkohësisht edhe një garanci për personin që pyetet duke i garantuar mbrojtjen nga inkriminimi, atëherë në zbatim tëparagrafit të tretë të nenit 34/a të Kodit të Procedurës Penale,[2] e njëjta garanci duhet ti ofrohet edhe personit nën hetim. Në këtë kuptim, edhe nëse personi në momentin që kërkohet të pyetet ka cilësinë e personit nën hetim dhe jo cilësinë e të pandehurit, sërish pyetja e tij do të realizohet sipas procedurës që parashikon neni 167 i Kodit të Procedurës Penale.
      2. Përveç personit nën hetim, sipas paragrafittë tretë të nenit 34/a të Kodit të Procedurës Penale, të drejtat dhe garancitë e parashikuara për të pandehurin zbatohen edhe për personin që i atribuohet vepra penale. Sipas praktikës unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë,termin “person të cilit i atribuohet vepra penale” e gjejmë në nenin 287 të Kodit tëProcedurës Penale. Kur njoftuesi mendon se e di se kush është autori i veprës penale, prokurori, shënon në regjistrin që mbahet për njoftimin e veprave penale emrin e personit që tregon kallëzuesi, se është ose mund të jetë autor i veprës penale. Termi “person të cilit i atribuohet vepra penale” i marrë në kontekstin e nenit 287 të Kodit tëProcedurës Penale, plus momentin procedural në të cilin përdoret, kuptohet se nuk mund të barazohet as me termin “person ndaj të cilit zhvillohen hetime” dhe as me termin “i pandehur”. Emri i personit të cilit i atribuohet vepra penale shënohet nëregjistër vetëm në ato raste kur kallëzuesi mendon se e di se kush është autori i krimit. Por kjo nuk do të thotë se ai ështëvërtet autor i veprës penale. Nëse vërtet personi të cilit i atribuohet vepra penale është apo jo autor i veprës penale do të dalë nga një hetim i plotë i gjithanshëm e nëpërputhje me ligjin.[3] Me të njëjtin interpretim si më sipër lidhur me personin nën hetim, edhe nëse personi në momentin që kërkohet të pyetet ka cilësinë e personit që i atribuohet vepra penale dhe jo cilësinë e personit nën hetim apo cilësinë e të pandehurit, sërish pyetja e tij do të realizohet sipas procedurës që parashikon neni 167 i Kodit të Procedurës Penale.
      3. Lidhur me përcaktimin e pozitës së personit që kërkohet të pyetet, në praktikën gjyqësore italiane është shtruar për diskutim çështja nëse verifikimi i kësaj pozite do të bazohet nëkritere formalë (ekzistenca apo jo e regjistrimit të emrit në regjistrin që mbahet për njoftimin e veprave penale) apo kritere substancialë. Njëçështje e tillëështë zgjidhur me vendim të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë tëKasacionitItali[4]të cilët kanë arsyetuar se i takon gjykatës që të verifikojë përtej aspektit formal, sikurse është regjistrimi apo jo i emrit të personit në regjistrin e njoftimit të veprave penale, cilësinë që duhet ti atribuohet personit që kërkohet të pyetet në momentin e pyetjes së tij. Nëse zbatimi i ligjit dhe pyetja në cilësinë e personit si i pandehur në një procedim të lidhur sipas nenit 210 të Kodit të Procedurës Penale (analog me nenin 167 të Kodit tonë tëProcedurës Penale) do të lidhej me iniciativën e prokurorit për regjistrimin apo jo të emrit të personit kjo do të bënte qëveprimi i prokurorit të konsiderohej si një kriter pozitiv për tu plotësuar me qëllim zbatimin e dispozitës, ndërkohë qëështë pikërisht mosveprimi i tij që pasjellëpapërdorshmërinë e deklarimeve të një personi i cili në fakt do të duhej të ishte pyetur si i pandehur në një procedim të lidhur dhe jo si dëshmitar.[5]
      4. Për efekt të përcaktimit të cilësisë me të cilën duhet të pyetet personi, është e rëndësishme që të gjykata të bazohet nëelementë apo të dhëna tëqarta mbi ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale, ekzistues përpara pyetjes së personit dhe të njohur nga organi procedues.[6] Në mënyrë që gjykata të mund tëzbatojë rregullat mbi pyetjen në cilësinë e personit të marrë të pandehur në një procedim të lidhur gjykata duhet të vihet në kushte të tilla që të ketë mundësinë të njohë shkaqet e papajtueshmërisëme detyrën e dëshmitarit. Nëse këto të dhëna nuk rezultojnë nga aktet e fashikullit atëherë ato duhet të bëhen të ditura ose nga vetë personi që kërkohet të pyetetpasi është nëinteresin e tij që të mos pyetet në cilësinë e dëshmitarit, ose nga pala e cila kërkon që personi të pyetet në cilësinë e të pandehurit në një procedim të lidhur.[7]
      5. I njëjti qëndrim si më sipër është mbajtur dhe nga Gjykata Kushtetuese e Italisë[8] e cila është shprehur se me qëllim përcaktimin e cilësisë me të cilën duhet të pyetet personi nuk është e nevojshme qënë momentin që realizohet pyetja personi të ketë marrëformalisht cilësinë e personit që i atribuohet vepra penale, personit nën hetim apo të pandehurit me anë të regjistrimit të emrit në regjistrin e njoftimit të veprave penale pasi ajo që ka rëndësi ështëgjendja e faktit, materia. Nëse gjykata vlerëson se ka të dhëna mbi bazën e të cilave krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale jo vetëm që nuk mundet por duhet të refuzojë pyetjen e personit në cilësinë e dëshmitarit pasi në të kundërt do të lejonte shkeljen e atyre garancive që dispozita synon tëgarantojë dhe do të lindte “patologjia” që norma synon të parandalojë.[9] Nga ana tjetër, për sa kohë ekzistojnë të dhëna për ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale nga ana e personit që kërkohet të pyetet, e cila ka lidhje me veprën penale për të cilën akuzohet i pandehuri ndaj të cilit kërkohet të jepen deklarimet, përjashtohet mundësia që kontributi i këtij personi në formimin e së vërtetës së faktit objekt akuze të jetë tërësisht neutral dhe për këtë arsye ai nuk mund të pyetet përvese sipas rregullave mbi pyetjen e personit të marrë si i pandehur në një procedim të lidhur.Për të bërë një kualifikim të saktë të personit që kërkohet të pyetet si i pandehur në një procedim të lidhur duhet të merret në konsideratë pozita e tij në momentin e realizimit të pyetjes, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë më pas me procesin në ngarkim të tij dhe ndërvarësia midis procedimeve duhet të jetë konkrete dhe aktuale dhe jo thjesht potenciale.[10] Nëse personi, edhe pse është i pandehur në një procedim të lidhur, pyetet për fakte të ndryshme nga faktet që janë objekt i procedimit penal në ngarkim të tij, ai do të ketë cilësinë e dëshmitarit dhe jo të pandehurit në një procedim të lidhur.[11]
      6. Që të jemi në kushtet e nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale është e nevojshme të ekzistojë lidhja midis procedimeve pasi pyetja e personit sipas kësaj dispozite bëhet pikërisht për faktin se ai është i marrë i pandehur (sipas interpretimit të mësipërm) në njëprocedim të lidhur.Për të përcaktuar se cilat janë rastet e procedimeve të lidhura i referohemi nenit 79 të Kodit të Procedurës Penale (Seksioni IIIi Kodit ku bën pjesë neni 79 titullohet “Kompetenca për shkak të procedimeve të lidhura”). Në këtë kuptim do të konsiderohem procedime të lidhura: a) kur vepra penale është kryer nga disa persona në bashkëpunim ndërmjet tyre; b) kur disa persona në mënyrë të pavarur kanë shkaktuar veprën;c) kur një person akuzohet për disa vepra, nga të cilat një pjesë janë kryer për të realizuar ose për të mbuluar të tjerat ose për t’i siguruar fajtorit apo të tjerëve përfitime të paligjshme ose mosdënimin.
      7. Përveç rasteve tëprocedimeve të lidhura sipas nenit 79 të Kodit të Procedurës Penale mund të konsiderohen procedime të lidhura për efekt të zbatimit të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale edhe rastet për të cilat në nenin 92 të Kodit të Procedurës Penale parashikohet bashkimi i çështjeve dhe konkretisht: a) rastet e veprave penale të kryera nga disa persona në dëm të njëri-tjetrit; b) kur prova e një vepre penale ose e një rrethane të saj ndikon mbi provën e një veprepenale tjetër ose të një rrethane të saj. Si rregull, procedimet për të cilat ligji parashikon mundësinë e bashkimit të tyre në një procedim të vetëm do të cilësohen si procedime të lidhura nëse për këto procedime është proceduar apo procedohet më vete.
      8. Edhe pse si model për nenin 167 të Kodit të Procedurës Penale ka shërbyer neni 210 i Kodit të Procedurës Penale të Italisë, duhet pasur parasysh që ky i fundit ka pësuar ndryshime me ligje të mëpasshme[12] dhe aktualisht ka një trajtim të ndryshëm midis rasteve të procedimeve të lidhura. Konkretisht, në paragrafin e parë të nenit 210 të Kodit të Procedurës Penale të Italisë, për tëpërcaktuar se cili rast do të konsiderohet procedim i lidhur, dispozita bën referim të shprehur në nenin 12, pika 1, shkronja “a”, qëështëanalog me nenin 79, pika 1, shkronja “a”, të Kodit tonë të Procedurës Penale (parashikimi në të dy dispozitat është i njëjtë) duke iu referuar në këtë mënyrë rasteve kur vepra penale është kryer nga disa persona në bashkëpunim ndërmjet tyre ose kur disa persona në mënyrë të pavarur kanë shkaktuar veprën. Në praktikën gjyqësore italiane këto raste janë cilësuar si të ashtuquajtura“raste të lidhjes së fortë” për shkak të lidhjes që ekziston midis faktit për të cilin është apo mund tëakuzohet personi që kërkohet të pyetet dhe faktit për të cilin kërkohet të merren deklarimet e tij në ngarkim tëtë pandehurit në proces.Madje në të tilla raste prezumohetnë fakt pandashmëria midis këtyre fakteve dhe për këtë arsye nuk mundet që personi të pyetet në cilësinë e dëshmitarit,përveç rasteve kur vendimi i pafajësisë ka marrë formë të prerë apo është bashkëpunëtor i drejtësisë, por duhet të pyetet si i pandehur në një procedim të lidhur.
      9. Rastet e tjera dhe konkretisht rastet kur një person akuzohet për disa vepra, nga të cilat një pjesë janë kryer për të realizuar ose për të mbuluar të tjerat ose për t’i siguruar fajtorit apo të tjerëve përfitime të paligjshme ose mosdënimin, rastet e veprave penale të kryera nga disa persona në dëm të njëri-tjetrit si dhe rastet kur prova e një vepre penale ose e një rrethane të saj ndikon mbi provën e një vepre penale tjetër ose të një rrethane të saj janë cilësuar si të ashtuquajtura “raste të lidhjes së dobët” pasi karakterizohen nga një lidhje më pak e fortë në krahasim me rastet e tjera të cituara më sipër.[13] Për të pandehurit në këto lloj procedimesh të lidhura në të cilat lidhja është më e dobët e drejta e heshtjes nuk është absolute dhe paragrafi i gjashtë i nenit 210 të Kodit të Procedurës Penale të Italisë parashikon një procedurë të posaçme për pyetjen e tyre duke i dhënë cilësinë e “dëshmitarit të asistuar”.Në praktikën e saj Gjykata Kushtetuese e Italisëështë shprehur se me ligjin Nr.63, datë 01.03.2001, legjislatori ka pakësuar të drejtën e heshtjes së të pandehurit në kuadër të dhënies së deklarimeve për faktet penale në ngarkim të pandehurit tjetër, duke prezantuar një figurë të re qëështë ajo e dëshmitarit të asistuar.[14]
      10. Pavarësisht sa më sipër, për sa kohë neni 167 i Kodit tonë të Procedurës Penale, ndryshe nga neni 210 i Kodit të Procedurës Penale të Italisë, nuk ka bërë referim të shprehur në nenin 79 të Kodit për të përcaktuar rastet e procedimeve të lidhura dhe nga ana tjetër, pavarësisht se sa e fortëështë lidhja, nuk mund të shmanget lidhja që ekziston në rastet e procedimeve për të cilat neni 92 i Kodit parashikon mundësinë e bashkimit të tyre, atëherë si procedimet e lidhura sipas nenit 79 të Kodit të Procedurës Penale ashtu edhe procedimet që mund të bashkohen midis tyre sipas nenit 92 të Kodit të Procedurës Penale do të konsiderohen si procedime tëlidhura për efekt të zbatimit të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale. Po kështu, duke qenë se neni 167 i Kodit të Procedurës Penale, në ndryshim nga neni 210 i Kodit të Procedurës Penale të Italisë, nuk ka parashikuar në përmbajtje të tij rregulla të posaçme për pyetjen e të pandehurve në procedimet e lidhura të ashtuquajtura si raste të lidhjes së dobët (në cilësinë e dëshmitarit të asistuar), atëherë si pyetja e të pandehurve në procedimet e lidhura të ashtuquajtura si raste të lidhjes së fortë ashtu edhe pyetja e të pandehurve në procedimet e lidhura të ashtuquajtura si raste të lidhjes së dobët do të realizohet sipas twnjëjtave rregulla të parashikuara në nenin 167 të Kodit të Procedurës Penale.
      11. Në rastet e rastet e veprave penale të kryera nga disa persona në dëm të njëri-tjetrit, në mënyrë që procedimet të konsiderohen procedime të lidhura për efekt të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale, duhet pasur parasysh se veprat duhet të jenë kryer nëtë njëjtin kontekst hapësinor-kohor, çka do të thotë në të njëjtat rrethana të kohës dhe vendit. Në rastet e veprave penale të kryera nga disa persona të dëm të njëri-tjetrit, secili prej personave të dëmtuar do të pyetet për faktet në ngarkim tëtë pandehurit në cilësinë e të pandehurit në një procedim të lidhur dhe jo në cilësinë e dëshmitarit pasi pozita procedurale nuk mund të jetë e ndarë, për disa deklarime të pyetet si dëshmitar dhe disa të tjera si i pandehur. Ky qëndrim është mbajtur edhe nga Gjykata e Lartë e cila është shprehur se në ligjin procedural shqiptar nuk është e parashikuar marrja, njëherazi, nga i njëjti subjekt, edhe e cilësisë së të pandehurit, apo bashkëpandehurit përkundrejt fakteve në ngarkim të tij, dhe në të njëjtën kohë, të asaj të dëshmitarit përkundrejt fakteve në ngarkim të të tjerëve.[15] I njëjti qëndrim është mbajtur në mënyrë të konsoliduar edhe në praktikën gjyqësore italiane ku Gjykata e Kasacionitështë shprehur se personi i dëmtuar nga një vepër penale, i cili është njëkohësisht i pandehur për një vepër tjetër të kryer në dëm tëpandehurit, dhe këto procedime konsiderohen të lidhura midis tyre, nuk mund të pyetet në cilësinë e dëshmitarit dhe deklarimet e tij do të vlerësohen në unitet me provat e tjera që konfirmojnë vërtetësinë e tyre.[16]
      12. Kriteri tjetër i parashikuar në paragrafin e parë të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale është që ndaj të personave të marrë si të pandehur në një procedim të lidhur procedohet ose është proceduar veç e veç.Nga një lexim prima facie i dispozitës rezulton se nuk do të jemi në kushtet e nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale nëse për të pandehurit nuk procedohet apo nuk është proceduar veç e veç, por procedohet së bashku në një gjykim të vetëm, sikurse është rasti i të bashkëpandehurve.Një qëndrim i tillëështë mbajtur edhe nga Gjykata e Lartë e cila ka arsyetuar se në rastin kur gjykimi ndaj të pandehurve bëhet bashkas, dhe jo veçmas, deklaruesitduhettëkonsiderohenvetëmsitëpandehurnëdeklarimete tyreçka do të thotë se këto deklarime nuk mund të përdoren përkundrejt bashkëpandehurve të tjerë të proceduar bashkërisht, sepse mungon elementi i procedimit veçmas për të gjetur zbatim paragrafi i tretë i nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale.[17] Gjykata Kushtetuese gjithashtu është shprehur se në rastin në fjalë nuk jemi përpara nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale, por përpara procedimit të zakonshëm me dy bashkë të pandehur.[18]
      13. Paragrafi i parë i nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale është i njëjtë me nenin 210 të Kodit të Procedurës Penale të Italisë në pjesën që parashikon kriterin e të proceduarit veç e veç, por ndryshe nga qëndrimet e mësipërme, Gjykata Kushtetuese e Italisë ka vlerësuar se kriteri i të proceduarit veç e veç ështënjë kriter irracional. Që në vitin 1998 Gjykata Kushtetuese e Italisë ka mbajtur qëndrimin se neni 210 i Kodit të Procedurës Penale (analog me nenin 167 të Kodit tonë), edhe pse i referohet shprehimisht rasteve në të cilat ndaj personit që do të pyetet procedohet më vete, duhet të zbatohet edhe gjatë pyetjes së bashkëpandehuritnë të njëjtin procedim lidhur me faktet në ngarkim të pandehurve të tjerë. Një qëndrim i tillë duhet të mbahet për të evituar një trajtim tëpabarabartë mbi bazën e një kriteri tërësisht irracional duke qenë se figura e deklaruesit “ergaalios” (mbi faktet në ngarkim të personave të tjerë), qoftë ky i pandehur në të njëjtin procedim apo i pandehur në një procedim të lidhur, në thelb është identikedhe cilësia si i pandehur në një procedim të lidhur apo i bashkëpandehur varet nga shkaqe thjesht procedurale.[19]
      14. Sipas paragrafit të dytëtë nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit në një procedim të lidhur janë të detyruar të paraqiten në gjykatë, e cila, kur është e nevojshme, urdhëron shoqërimin e tyre forcërisht. Në këtë rastzbatohen dispozitat për thirrjen e dëshmitarëve. Ky parashikim përbën një trajtim të ndryshëm midis të pandehurit dhe të pandehurit në një procedim të lidhur pasi në referim të nenit 353 të Kodit të Procedurës Penale i pandehuri nuk mund të shoqërohet në mënyrë të detyrueshme për pyetjen e tij. Vetëm për sa i përket paraqitjes së të pandehurit në një procedim të lidhur, dhe jo për pyetjen e tij, Kodi ka referuar në dispozitat mbi thirrjen e dëshmitarëve, çka do të thotë se në rast se i pandehuri në një procedim të lidhur nuk paraqitet vullnetarisht në gjykim atëherë gjykata mund të zbatojë sanksionet e nenit 164 të Kodit të Procedurës Penale.Arsyeja e një parashikimi të tillëështëse dispozita rregullon deklarimet e personave të marrë si të pandehur në një procedim të lidhur jo për faktet kundër tyre por për faktet që i kundërdrejtohentë pandehurit tjetër që po gjykohet.Shoqërimi në mënyrë të detyrueshme sipas paragrafit të dytë të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale përbën garancinëpër respektimin e parimit sipas të cilitprova formohet gjatë debatit gjyqësor. Në këtë kontekst duhet kuptuar edhe shoqërimi i detyrueshëm i cili synon tëkrijojë mundësinë efektive për marrjen e deklarimeve dhe nuk është qëllim në vetvete që i pandehuri në një procedim të lidhur të jetë personalisht i pranishëm në sallë pasi pyetja e tij mund të realizohet edhe në vende të tjera në rast pamundësie të paraqitjes në gjykatë apo nëpërmjet lidhjeve audio-vizivenë rast se i pandehuri ndodhet jashtë shtetit (me anë të kërkesës për ndihmë juridike).
      15. Në praktikën e saj Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut[20] ka theksuar se si rregull deklarimet për faktet objekt akuze që i kundërdrejtohen të pandehurit dhe mbi të cilat mund të bazohet një vendim dënimi duhet të merren në prani të pandehurit, gjithmonë nëse ky i fundit nuk ka hequr dorë me vullnetin e tij nga kontradiktoriteti ose marrja në prani të tij nuk është bërë mundur për shkak të sjelljes së paligjshme. Nga ky rregull ka edhe dy përjashtime: 1) rastet kur në rrethana të caktuara organi duhet ti referohet deklarimeve të bëra më parë në fazën e hetimeve paraprake, por me kushtin që të pandehurit ti garantohet një mundësi efektive për ti kundërshtuar këto deklarime qoftë në momentin e bërjes së tyre qoftë më pas; 2) nëse i pandehuri nuk ka pasur mundësinë efektive për të kundërshtuar deklarimet ndaj tij është e nevojshme që vendimi të mos bazohet vetëm apo kryesisht në këto deklarime.[21] Në reflektim të kësaj praktike, rezulton se pamundësia e të pandehurit në një procedim të lidhur për tu paraqitur në gjykim duhet të jetë objektive dhe absolute. Për të evituar rastet kur i pandehuri në një procedim të lidhur nuk paraqitet për shkaqe subjektiveligji ka parashikuar mundësinë e shoqërimittëdetyrueshëmtë tij duke i dhënë në këtë mënyrë një mundësi efektive të pandehurit për zhvillimin e debatit gjyqësor. Në këtë aspekt Gjykata e Evropiane e tëDrejtave të Njeriut ka theksuar se termi “dëshmitar” ka një kuptim autonom në kuadër të KonventësEvropiane për të Drejtat e Njeriut dhe për këtë arsye fakti që deklaratat mund të bëhen nga një i pandehur në një procedim të lidhur dhe jo nga një dëshmitar nuk ka asnjë rëndësi pasi parimi i barazisë së armëve zbatohet po njësoj.[22]
      16. Zbatimi i rregullave mbi thirrjen e dëshmitarëve si dhe shoqërimi i detyrueshëm i të pandehurit në një procedim të lidhur janë të lidhura drejtpërsëdrejti me zbatimin e paragrafit të tretë të nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale i cili parashikon mundësinë e leximit të procesverbaleve që përmbajnë deklarimet e të pandehurit në një procedim të lidhur në rast se prania e këtij të fundit nuk është siguruar. Për këtë arsye zbatimi i rregullt i procedurës së thirrjes së të pandehurit në një procedim të lidhur, deri në shoqërimin e tij të detyrueshëm, për tu pyetur sipas nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale është i një rëndësie thelbësore dhe jo thjesht një procedurë formale.
      17. Sipas paragrafit të tretë të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale gjatë pyetjes së tij i pandehuri në një procedim të lidhur ndihmohet nga mbrojtësi i zgjedhur dhe në mungesë të tij nga një mbrojtës i caktuar kryesisht. Ky parashikim është garancia efektive që i pandehuri në një procedim të lidhur të vlerësojë të drejtën e tij për të mos u përgjigjur dhe për të qëndruar në heshtje.Është e kuptueshme qëedhe pse pandehuri në një procedim të lidhur pyetet për fakte jo në ngarkim të tij por për fakte në ngarkim tëtë pandehurit në gjykim, për sa kohë këto fakte kanë lidhje edhe me faktet në ngarkim të tij, në referim edhe të nenit 54 të Kodit të Procedurës Penale, ai nuk mund të asistohet as nga i njëjti mbrojtës me atë tëtë pandehurit dhe as nga mbrojtës që punojnë në të njëjtën studio avokatie.[23]
      18. Lidhur me faktin nëse është apo jo e detyrueshme mbrojtja e të pandehurit në një procedim të lidhur gjatë pyetjes së tij sipas nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale dhe cilat janë pasojat që sjell mungesa e mbrojtësit në praktikën gjyqësore ka qëndrime të ndryshme. Kjo për arsye se, referuar praktikës së Gjykatës së Lartë, në disa vendime është mbajtur qëndrimi se mosrespektimi i nenit 167/3 të Kodit të Procedurës Penale nuk i bën deklarimet e papërdorshme dhe i pandehuri në një procedim të lidhur mund të heqë dorë nga kjo e drejtë duke deklaruar se nuk dëshiron një mbrojtës,[24] ndërsa nëdisa vendime të tjera është mbajtur qëndrimi se prania e mbrojtësit nuk lidhet me dëshirën e të pandehurit në një procedim të lidhur për të pasur një mbrojtës dhe është një kusht mosrespektimi i të cilit shkakton pavlefshmërinë absolute të aktit[25]. Në praktikën gjyqësore italiane për të vlerësuar pasojën e mungesës së mbrojtësit gjykatat kanë marrë në konsideratë edhe faktin nëse i pandehuri në një procedim të lidhur ka bërë apo jo deklarime që e inkriminojnë,[26] megjithatë praktika është e orientuar drejtë qëndrimit se prania e mbrojtësit gjatë pyetjes së të pandehurit në një procedim të lidhur është e detyrueshme. Nëse mbajmë në konsideratë pozitën procedurale të personitqëështë marrë si i pandehur në një procedim të lidhur si dhe faktin se përse ligji ka parashikuar praninë e mbrojtësit gjatë pyetjes së tij mund të vlerësojmë se në fakt mbrojtja është e detyrueshme për sa kohë i pandehuri synohet të mbrohet nga vetëinkriminimi. Nga ana tjetër, neni 167/3 i Kodit të Procedurës Penale duhet të interpretohet tashmë edhe në frymën e ndryshimit të nenit 49 të Kodit të Procedurës Penale i cili ka përcaktuar rastet e mbrojtjes së detyrueshme.
      19. Sipas paragrafit të katërt të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale, përpara se të fillojë pyetjen gjykata duhet të njoftojë të pandehurin në një procedim të lidhurpër të drejtën e tij për të mos u përgjigjur.Një parashikim i tillë bazohet në faktin se barra e provës në një procedim penal i takon akuzës kështu që një i pandehur nuk mund të detyrohet të deklarojë për veten e tij apo për të pandehurit e tjerë në rastet kur ai duke deklaruar për ta inkriminon edhe veten.E drejta e të pandehurit në një procedim të lidhur për të mos u përgjigjuri referohet jo vetëm rastit kur i pandehuri përpara se të fillojë pyetja deklaron se dëshiron të përfitojë nga kjo e drejtë por i referohet edhe të drejtës së tij për të mos iu përgjigjur pyetjeve të caktuara për të cilat vlerëson se dhënia e përgjigjeve mund ta inkriminojë.Në këtë kuptim i pandehuri në një procedim të lidhur ruan të drejtën që të mos përgjigjet edhe gjatë pyetjes së tij pasi në varësi të pyetjes konkrete ai mund të vlerësojë nëse duhet të përgjigjet apo jo. Ky është një argument tjetër se përse mbrojtja është e detyrueshme gjatë pyetjes së të pandehurit në njëprocedim të lidhur duke qenë se mbrojtësi garanton nëçdo moment të pyetjes që i pandehuri të mos bëjë deklarime që mund ta inkriminojnë.Mosrespektimi i detyrimit të parashikuar në nenin 167/3 të Kodit të Procedurës Penale dhe pyetja e të pandehurit në një procedim të lidhur pa i bërë të ditur të drejtën e tij për të mos u përgjigjur i bën deklarimet e tij të papërdorshme, por kjo nuk ndikon më vlefshmërinë dhe përdorshmërinë e provave të tjera të marra sipas formës dhe mënyrës që parashikon Kodi edhe pse për marrjen e tyre mund të kenë shërbyer deklarimet e marra në kundërshtim me nenin 167 të Kodi të Procedurës Penale.[27]
      20. I pandehuri në një procedim të lidhur ka të drejtën për të mos u përgjigjur edhe në rastet kur ai ka dhënë deklarime gjatë fazës së hetimeve paraprake lidhur me faktet për të cilat kërkohet pyetja e tij.Nëpraktikën gjyqësore italiane e drejta e të pandehurit në një procedim të lidhur për të mos u përgjigjur i është nënshtruar edhe kontrollit kushtetues pasi nga gjykataështë pretenduar antikushtetueshmëriae nenit 210 të Kodit të Procedurës Penale (analog me nenin 167 të Kodit tonë të Procedurës Penale) në pjesën e cila garanton të drejtën e të pandehurit në një procedim të lidhur për të mos u përgjigjur edhe nëse ky i fundit ka dhënë më parë deklarime gjatë fazës së hetimeve paraprake dhe në pjesën që nuk parashikon se refuzimi për tu përgjigjur lidhur me faktet ndaj të pandehurve të tjerënuk i nënshtrohet sanksioneve njësoj si në rastin e dëshmitarëve. Një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga Gjykata Kushtetuese e cila është shprehur se njëparashikim i tillëështë i justifikuar referuar situatës së veçantë në të cilën ndodhet i pandehuri në një procedim të lidhur dhe papajtueshmërisë me detyrën e dëshmitarit. E drejta e të pandehurit në një procedim të lidhur për të mos u përgjigjur garanton që i pandehuri të bëjë një zgjedhje të lirë dhe tëvetëdijshme për deklarimet në ngarkim të pandehurit tjetër. Edhe pse refuzimi për tu përgjigjur i të pandehurit në një procedim të lidhur në rastet kur ai ka dhënë deklarime të mëparshme mund të jetë një sjellje in malampartem, kjo e drejtë e tij është rezultat i një zgjedhje diskrecionale dhe të arsyeshme të ligjvënësit. E drejta për të mos inkriminuar veten duhet të garantohet edhe nëse ushtrimi i saj bën mund tëçojë në pamundësinë e marrjes së provës.[28]
      21. Në rastet kur vepra penale është kryer nga disa persona në bashkëpunim ndërmjet tyre ose kur disa persona në mënyrë të pavarur kanë shkaktuar veprën ekziston një lidhje e fortë midis procedimeve. Në të tilla raste prezumohetpandashmëria midis faktit për të cilin kërkohet të pyetet i pandehuri në një procedim të lidhur ndaj një të pandehuri tjetër dhe faktit në ngarkim të tij dhe për këtë arsye është e kuptueshme arsyeja se përse ligji ka parashikuar të drejtën për të mos u përgjigjur. Në rastet e tjera dhe konkretisht rastet kur një person akuzohet për disa vepra, nga të cilat një pjesë janë kryer për të realizuar ose për të mbuluar të tjerat ose për t’i siguruar fajtorit apo të tjerëve përfitime të paligjshme ose mosdënimin, rastet e veprave penale të kryera nga disa persona në dëm të njëri-tjetrit si dhe rastet kur prova e një vepre penale ose e një rrethane të saj ndikon mbi provën e një vepre penale tjetër ose të një rrethane të saj, midis procedimeve dhe rrjedhimisht edhe midis faktit për të cilin kërkohet të pyetet i pandehuri në një procedim të lidhur ndaj një të pandehuri tjetër dhe faktit në ngarkim të tij ekziston njëlidhje më e dobët. Për këtë arsye, për këtë kategori procedimesh të lidhura, ndryshe nga neni 167 i Kodit tonë të Procedurës Penale, në nenin 210 të Kodit të Procedurës Penale të Italisëështë bërë një parashikim i ndryshëm pasi personi paralajmërohet fillimisht së nëse bën deklarime lidhur me fakte në ngarkim të personave të tjerëatëherë në lidhje me këto fakte ai do të marrë cilësinë e dëshmitarit dhe nëse personi nuk përfiton nga e drejta për të mos u përgjigjur ai pyetet më pas në cilësinë e dëshmitarit.[29]
      22. Nëse i pandehuri në një procedim të lidhur përfiton nga e drejta qëpër të mos u përgjigjur sipas paragrafit të tretë të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale, çështja që shtrohet për diskutim është nëse mund të lexohen apo jo procesverbalet që përmbajnë deklarimet e bëra gjatë fazës së hetimeve paraprake. Sipas paragrafit të tretë të nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale, rezulton se leximi i deklarimeve mund të bëhet në rastet kur nuk sigurohet prania e deklaruesit dhe jo kur i pandehuri në një procedim të lidhur refuzon të përgjigjet.[30]Në praktikën gjyqësore italiane pamundësia e leximit të procesverbaleve që përmbajnë deklarimet e të pandehurit në një procedim të lidhur në rastet kur ky i fundit refuzon të përgjigjet i është nënshtruar kontrollit kushtetues. Me vendimin Nr.254/1992, Gjykata Kushtetuese Itali ka vlerësuar se diferencimi midis paragrafëve të nenit 513 të Kodit të Procedurës Penale (analog me nenin 370 të Kodit tonë të Procedurës Penale) ku për të pandehurin lejonte leximin e deklarimeve në rast se ky i fundit refuzonte të përgjigjej ndërsa për të pandehurin në një procedim të lidhur nuk e parashikonte një mundësi të tillë, ishte një diferencim tërësisht i paarsyeshëm dhe i pajustifikuar dhe për këtë arsye ka deklaruar antikushtetueshmërinëe nenit 513të Kodit të Procedurës Penale për pjesën që nuk parashikonte mundësinë e leximit të procesverbaleve në rast se i pandehuri në një procedim të lidhur refuzonte të përgjigjej.[31]
      23. Me ligjin Nr.267, datë 07.08.1997, u ndryshua nenin 513 i Kodit të Procedurës Penale të Italisë dhe u parashikua se këto procesverbale mund të lexoheshin nëse ishte respektuar parimi i kontradiktoritetit ose nëse personi jepte pëlqimin për leximin e tyre. Edhe ky ligj u deklarua antikushtues me vendimin Nr.361/1998 të Gjykatës Kushtetuese Italipër pjesën në të cilën dispozita nuk parashikonte mundësinë e leximit të procesverbaleve në rastet kur i pandehuri në një procedim të lidhur refuzonte plotësisht apo pjesërisht të përgjigjej.[32] Në vendimmarrjen e saj Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar se mosparashikimi i mundësisë për leximin e procesverbaleve që përmbajnëdeklarimet në rastet kur i pandehuri në një procedim të lidhur, edhe pse ka dhënë deklarime të mëparshme,refuzon tëpërgjigjet e vendos gjyqtarin në pamundësi për të marrë një vendim të drejtë.Në bazë të kësaj vendimmarrje, me ligjin Nr.63/2001 u ndryshua më pas edhe neni 513 i Kodit të Procedurës Penale të Italisë duke parashikuar mundësinë e leximit të procesverbaleve që përmbanin deklarimet e të pandehurit në një procedim të lidhur në rast se ky i fundit refuzonte të përgjigjej. Një mundësi e tillëështë pranuar edhe nëpraktikën e Gjykatës Evropiane tëtë Drejtave tëNjeriut nëçështjenPanarizi kundër Italisë.[33]
      24. Sipas paragrafit 4/1 të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale kurduhettëpyetetnjëpersonqëështëmarrësiipandehurnënjëprocedimtëlidhurdhe ekziston një nga kushtet e parashikuara nga shkronja “b”, e paragrafit 1, të nenit 156, të Kodit,[34] gjykata i garanton mbrojtjen nga deklarimet vetinkriminuese lidhur me faktet për të cilat ai është proceduar. Një parashikim i tillëpresupozon në radhë të parë që gjykata të jetë në dijeni të fakteve për të cilat i pandehuri në një procedim të lidhur është proceduar më parë. Për këtë arsye, në momentin e përcaktimit të cilësisë me të cilën duhet të pyetet personi, gjykatës duhet ti vihen në dispozicion të gjitha aktet mbi bazën e të cilave vlerësohet se personi që kërkohet të pyetet ka cilësinë e të pandehurit në një procedim të lidhur dhe rrjedhimisht nuk mund të pyetet në cilësinë e dëshmitarit. Sipas paragrafit të tretë të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale gjatë pyetjes i pandehuri në një procedim të lidhur ndihmohet nga një mbrojtës i cili është garanti i parë i tij duke e mbrojtur nga deklarimet vetinkriminuese. Megjithatë, në kuptim të paragrafit 4/1 të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata gjithashtu mund të garantojë mbrojtjen të pandehurit në një procedim të lidhur nga deklarimet veinkrimunuese për faktet për të cilat është proceduar duke ndaluar pyetjet, duke riformuluar pyetjet apo duke i rikujtuar të pandehurit të drejtën e tij për mos u përgjigjur. Arsyeja se përse ligji ka parashikuar një mbrojtje të shtuar për rastet e parashikuara në nenin 156, pika 1, shkronja “b”, të Kodit të Procedurës Penaleështë mundësia erevokimit/prishjessë vendimmarrjeve të organit procedues si p.sh. prishja e vendimit të pushimit tëçështjes[35], rifillimi i hetimeve, revokimi i vendimit të pushimit[36], për shkak se nuk vlerësohen si raste që përbëjnë gjë të gjykuar.
      25. Në praktikën gjyqësore italianeështë mbajtur edhe qëndrimi se cilësia e personit si i pandehur në një procedim të lidhur duhet të jetë aktuale dhe nuk i referohet rasteve si p.sh. rasti kur kërkohet të pyetet një person i hetuar për tënjëjtin fakt por të cilin është vendosur pushimi i akuzës, por një qëndrim i tillë nuk është pranuar nga Gjykata Kushtetuese e Italisë.[37] Në praktikën e konsoliduar të saj Gjykata Kushtetuese e Italisë ka arsyetuar se në rastet e pushimit tëçështjes, përfshirë këtu edhe pushimin e çështjes me shkakun se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale, në parim ekziston mundësia që hetimi të rifillojë bazuar në një kualifikim të ri të faktit si fakt që parashikohet nga ligji si vepër penale, që ka një afat parashkrimi më të gjatë apo si një fakt qëformëson elementët e një vepre penale që ndiqet kryesisht.[38]Rastet e papajtueshmërisë me detyrën e dëshmitarit nuk përbëjnë parashikime të paarsyeshme referuar pozitës sëveçantë në të cilën ndodhet personi që kërkohet të pyetet.[39] Një qëndrim i tillëështë mbajtur edhe nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës sëKasacionit Itali, por për sa i përket rasteve kur një person akuzohet për disa vepra, nga të cilat një pjesë janë kryer për të realizuar ose për të mbuluar të tjerat ose për t’i siguruar fajtorit apo të tjerëve përfitime të paligjshme ose mosdënimin, rastet e veprave penale të kryera nga disa persona në dëm të njëri-tjetrit si dhe rastet kur prova e një vepre penale ose e një rrethane të saj ndikon mbi provën e një vepre penale tjetër ose të një rrethane të saj, në rast se është vendosur pushimi i çështjes atëherë personi duhet të dëgjohet si dëshmitar,[40] qëndrim ky i cili lidhet me parashikimin e ndryshëm në nenin 210/6 të Kodit të Procedurës Penale të Italisë në lidhje me këtë kategori.
      26. Nëse gjatë pyetjes së të pandehurit në një procedim të lidhur për të cilin ekziston një nga kushtet e parashikuara në nenin 156/1, shkronja “b”, të Kodit të Procedurës Penale, i pandehuri bën deklarime me vetëpërgjegjësi për fakte të reja, gjykata i bën të ditur të drejtat që parashikohen në nenin 37 të Kodit. Në këtë rast, për sa kohë bëhet fjalë për fakte të reja dhe jo faktet për të cilat i pandehuri në një procedim të lidhur është proceduar më parë gjykata nuk ka se si të garantojëparaprakishtmbrojtjen e të pandehurit nga deklarimet vetinkrimunuesepikërisht për faktin se nuk ka se si të jetë në dijeni se i pandehuri mund të ketë përgjegjësi edhe për një fakt të ri që nuk përfshihet në faktet për të cilët ai është proceduar më parë. Për këtë arsye ligji ka parashikuar mbrojtjen post factumduke iu referuar parashikimit të nenit 37 të Kodit të Procedurës Penale, çka do të thotë se gjykata ndërpret pyetjen për këto fakte dhe e paralajmëron se pas këtyre deklarimeve mund të zhvillohen hetime ndaj tij (neni 37 i Kodit të Procedurës Penale parashikon se organi procedues e fton personin të caktojë një mbrojtës, por në këtë rast nuk është i nevojshëm një njoftim i tillë pasi sipas paragrafit të dytë të nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale i pandehuri në një procedim të lidhur pyetet në prani të mbrojtësit). Mbasi gjykata e ka paralajmëruar personin sipas nenit 37 të Kodit të Procedurës Penale i takon personit të pandehur në një procedim të lidhur të vlerësojë nëse do të përgjigjet apo jo lidhur me faktet e reja duke marrë parasysh mundësinë që ndaj tij të zhvillohen hetime për këto fakte.
      27. Sipas paragrafit të pestëtë nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale, proceduara e pyetjes së të pandehurit në një procedim të lidhur zbatohet edhe gjatë hetimit paraprak, parashikim i cili gjendet edhe në nenin 311 të Kodit të Procedurës Penale[41]. Mosrespektimi i rregullave të parashikuara në nenin 167 të Kodit të Procedurës Penale gjatë pyetjes në fazën e hetimeve paraprake sipas praktikës së Gjykatës së Lartë do tëbëjë që deklarimet të jenë të papërdorshme.[42]

       

      [1] Paragrafi i parë i nenit 34 të Kodit të Procedurës Penale parashikon se: “Merr cilësinë e të pandehurit personi të cilit i atribuohet vepra penale me aktin e njoftimit të akuzës, në të cilin tregohen të dhënat e mjaftueshme për marrjen si të pandehur. Ky akt i njoftohet të pandehurit dhe mbrojtësit të tij”.

      [2]Paragrafi i tretë i nenit 34/a të Kodit të Procedurës Penale parashikon se: “Të drejtat dhe garancitë e parashikuara për të pandehurin zbatohen edhe për personin nën hetim dhe personin, të cilit i atribuohet vepra penale, me përjashtim të rasteve kur ky Kod parashikon ndryshe”.

      [3]Vendimi Unifikues Nr.3, datë 27.09.2002, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

      [4]Vendimi Unifikues Nr.15208, datë 25.02.2010, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali.

      [5]Ky qëndrim është mbajtur edhe në vendime të tjera të tilla të Gjykatës së Kasacionit Itali të tilla si: Vendimi Nr.23776, datë 22.04.2009; Vendimi Nr.26258, datë 24.04.2007; Vendimi Nr.6605, datë 11.05.2000; Vendimi Nr.16146, datë 06.02.2001; Vendimi Nr.4867/04, datë 10.12.2003.

      [6]Ky qëndrim është mbajtur edhe në vendime të tjera të tilla të Gjykatës së Kasacionit Itali të tilla si: Vendimi Unifikues Nr.23868, datë 23.04.2009; Vendimi Unifikues Nr.21832, datë 22.02.2007; Vendimi Nr.24953, datë 15.05.2009; Vendimi Nr.39380, datë 02.10.2008; Vendimi Nr.305/2, datë 05.12.2001

      [7]Ky qëndrim është mbajtur edhe në vendimin Nr.40196, datë 11.10.2007, të Gjykatës së Kasacionit Itali.

      [8]Vendimi Nr.280, datë 19.10.2009, i Gjykatës Kushtetuese Itali.

      [9]Ky qëndrim është mbajtur edhe në vendimin Nr.26258, datë 24.04.2007-06.07.2007, të Gjykatës së Kasacionit Itali.

      [10]Vendimi Nr.3084, datë 11.04.1995, i Gjykatës së Kasacionit Itali.

      [11]Vendimi Nr.292, datë 17.02.1994, i Gjykatës së Kasacionit Itali.

      [12]Shiko, ligji Nr.63, datë 01.03.2001, të Republikës së Italisë.

      [13]Vendimi Unifikues Nr.33853, datë 26.03.2015, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali.

      [14]Vendimi Nr.291, datë 19.06.2002, i Gjykatës Kushtetuese Itali.

      [15]Vendimi Nr.35, datë 09.03.2016, i KPGJL.

      [16]Vendimi Unifikues Nr.12067, datë 17.12.2009, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali; Vendimi nr.39050, datë 25.09.2007, i Gjykatës së Kasacionit Itali; Vendimi Nr.47363, datë 13.11.2008, i Gjykatës së Kasacionit Itali; Vendimi Nr.29770, datë 24.03.2009, i Gjykatës së Kasacionit Itali; Vendimi Nr.32841, datë 28.05.2009, i Gjykatës së Kasacionit Itali; Vendimi Nr.599, datë 17.12.2008, Rv. 242384, i Gjykatës së Kasacionit Itali.

      [17]Vendimi Nr.35, datë 09.03.2016, i KPGJL, në të cilin gjykata ka arsyetuar se: “Edhe pse në përmbajtje të vendimit arsyetohet sa më sipër, në përfundim thuhet se: Kolegji Penal vlerëson se, nisur nga referenca që bëhet në nenin 166 të Kodit të Procedurës Penale, ku nuk është e specifikuar elementi sipas të cilit duhet të procedohet veçmas për qëllim të zbatimit të paragrafit të “3” të nenit 370, në çështjen objekt shqyrtimi, në fakt, gjykimi ndaj të pandehurve është bërë bashkas, dhe jo veçmas, dhe se deklaruesit duhet të konsiderohen vetëm të si të pandehur në deklarimet e tyre. Si rrjedhojë, për deklarimet e bëra nga secili prej të pandehurve do të gjejë zbatim vetëm paragrafi “2” i neni 370 të Kodit të Procedurës Penale, duke i konsideruar deklarimet e të pandehurit si të përdorshme vetëm kundrejt atij që i ka bërë, me kusht që të jenë bërë në praninë e mbrojtësit. Çka do të thotë se këto deklarime nuk mund të përdoren përkundrejt bashkëpandehurve të tjerë të proceduar bashkërisht, sepse mungon elementi i procedimit veçmas për të gjetur zbatim paragrafi i “3” i nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale”.

      [18]Vendimi Nr.44 datë 11.04.2012, i GJK.

      [19]Vendimi Nr.361, datë 14.10.1998, i Gjykatës Kushtetuese Itali, me të cilin është deklaruar antikushtetueshmëria e nenit 210 të Kodit të Procedurës Penale Itali; Vendimi Nr.197, datë 24.06.2009, i Gjykatës Kushtetuese Itali. Shiko edhe Vendimi Nr.7208, datë 14.02.2008, i Gjykatës së Kasacionit Itali, në të cilin është mbajtur qëndrimi se i bashkëpandehuri, i cili pyetet si dëshmitar dhe jo si i pandehur në një procedim të lidhur, nuk mund të mbajë përgjegjësi penale për dëshmi të rreme pavarësisht arsyeve se përse dha një dëshmi të rreme.

      [20]Kuchta kundër Polonisë,23.01.2018; Schatschaschwili kundër Gjermanisë, 15.12.2015, Al-Khawaja dhe Tahery kundër Mbretërisë së Bashkuar, 15.12.2011; Majadallah kundër Italisë, 19.10.2006; Bracci kundër Italisë, 13.10.2005;Luca kundër Italisë, 27.02.2001;

      [21]Një rregull i tillë gjendet edhe paragrafin e tretë të nenit 390 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon se: “Gjykata nuk mund të bazojë vendimin e fajësisë vetëm ose kryesisht në deklarimet e bashkëpandehurit”.

      [22]Luca kundër Italisë, 27.02.2001.

      [23]Neni 9, pika 2, shkronjat “b” dhe “c”, të ligjit Nr.55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën E Shqipërisë” parashikojnë se: “1. Avokati është i detyruar të mos pranojë përfaqësimin ose mbrojtjen e klientit ose të heqë dorë prej tij, nëse ai ka marrë dijeni ose duhet të kishte marrë dijeni për ekzistencën e një shkaku që tregon një konflikt interesi. 2. Konsiderohet se ka konflikt interesi: b) kur avokati ka mbrojtur ose përfaqësuar më parë palën kundërshtare për të njëjtën çështje; c) kur avokatët që punojnë në të njëjtën studio avokatie përfaqësojnë palën kundërshtare në të njëjtën çështje ose në çështje të tjera të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me themelin e çështjes”.

      [24]Vendimi Nr.25, datë 15.01.2003, i KPGJL. Në këtë vendim gjykata ka arsyetuar se: “Të pabazuar ky kolegj çmon edhe pretendimin tjetër të këtij mbrojtësi në lidhje me papërdorshmërinë sipas tij, të shpjegimeve të të gjykuarit O. K pasi pyetja e tij është bërë në përputhje me kërkesat e nenit 167/3 të K. Pr .Penale, sipas të cilit personat e marrë si të pandehur në një procedim të lidhur ndihmohen nga mbrojtësi i zgjedhur dhe në mungesë të tij, nga mbrojtësi i caktuar kryesisht. Është i vërtetë fakti që gjatë pyetjes së tij si i pandehur, më 19.04.2000, nuk ka patur mbrojtës, por kjo ishte dëshira e vet këtij të pandehuri, sikurse del nga procesverbali i kësaj date, i cili pyetjes së prokurorit nëse kërkonte të mbrohej me avokat në seancën e asaj dite, i është përgjigjur negativisht”.

      [25]Vendimi Nr.80, datë 25.02.2009, i KPGJL. Në këtë vendim gjykata ka arsyetuar se: “Deklarimet e para si i pandehur të A. H janë marrë “duke respektuar kërkesat e neneve 167 e 311 të K. Pr. Penale”, siç përshkruhet në pjesën hyrëse të formularit të gatshëm “Procesverbal i pyetjes së të pandehurit” datë 15.09.2001. Këto dispozita bëjnë fjalë për pyetjen e një personi të marrë si i pandehur ne një procedim të lidhur. Kjo të bën të arrish në konkluzionin se në këtë cilësi është pyetur në këtë rast ky i pandehur. Por konstatohet se neni 167/3 i K .Pr. Penale kërkon për vlefshmërinë e këtij akti praninë e një mbrojtësi, së paku të caktuar kryesisht dhe nuk bën përjashtim nëse e dëshiron apo jo një gjë të tillë i pandehuri në një procedim të lidhur (kusht për pavlefshmëri absolute të aktit). Shih edhe vendimin Nr.35, datë 09.03.2016, i KPGJL, në të cilin gjykata ka theksuar sërish domosdoshmërinë e mbrojtësit gjatë pyetjes së të pandehurit në një procedim të lidhur si gjatë pyetjes së tij në fazën e hetimeve paraprake ashtu edhe në fazën e gjykimit.

      [26]Vendimi Nr.5189, datë 04.05.1994, i Gjykatës së Kasacionit Itali.

      [27]Vendimi Nr.576, datë 18.02.2002, i Gjykatës së Kasacionit Itali; Vendimi Nr.7765, datë 27.02.2002, i Gjykatës së Kasacionit Itali.

      [28]Vendimi Nr.485, datë 20.11.2002, i Gjykatës Kushtetuese Itali; Vendimi Nr.451, datë 24.10.2002, i Gjykatës Kushtetuese Itali.

      [29]Neni 210 i Kodit të Procedurës Penale të Italisë është ndryshuar me ligjin Nr.63, datë 01.03.2001, ndërkohë që neni 167 i Kodit tonë të Procedurës Penale ka mbetur i pandryshuar në këtë aspekt. Shiko edhe Vendimin Unifikues Nr.33583, datë 26.03.2015, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali, në të cilin është trajtuar pikërisht kjo kategori procedimesh të lidhura.

      [30]Neni 370/3 i Kodit të Procedurës Penale parashikon se: “Kur deklarimet janë bërë nga persona të marrë si të pandehur në një procedim të lidhur, gjykata vendos shoqërimin e detyrueshëm. Kur nuk mund të sigurohet prania e deklaruesit, gjykata, pasi dëgjon palët, vendos leximin e procesverbaleve që përmbajnë deklarimet”.Në interpretim të kësaj dispozite, në vendimin Nr.35, datë 09.03.2016, Gjykata e Lartë është shprehur se: “Në rastin e deklarimeve të bëra nga i pandehuri në një procedim të lidhur, e vetmja mundësi procedurale për të bërë leximin e deklarimeve të tij sipas nenit 370/3 të Kodit të Procedurës Penale është kur bëhet e pamundur shoqërimi i tij. Vetëm në këtë rast mund të lexohen deklarimet e bëra më parë që gjithsesi duhet të vlerësohen sipas nenit 152/3 të Kodit të Procedurës. Në rast se i pandehuri në një procedim të lidhur është i pranishëm dhe refuzon të përgjigjet atëherë nuk mund të bëhet leximi i deklarimeve...”.

      [31]Vendimi Nr.254, datë 18.05.1992, i Gjykatës Kushtetuese Itali.

      [32]Vendimi Nr.361, datë 14.10.1998, i Gjykatës Kushtetuese Itali.

      [33]Panarizi kundër Italisë, datë 10.04.2007. Në këtë rast, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u investua mbi kërkesën e shtetasit SalvatorePanarisi i gjykuar në vitet 1992-1994, i akuzuar për organizim dhe trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Kërkuesi, bazuar në nenet 6 dhe 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundërshtonte rezultatin e përgjimeve telefonike e ambientale dhe deklarimet e bashkëpandehurit në një procedim të lidhur P., i cili ishte thirrur në gjykim sipas nenit 210 të Kodit të Procedurës Penale të Italisë (neni 167 i Kodit të Procedurës Penale të Shqipërisë) dhe kishte shfrytëzuar të drejtën e njohur nga kjo dispozitë për të mos dhënë shpjegime (shiko para.19). Në këtë rast duke qenë se personi P. i thirrur me cilësinë e të bashkëpandehurit në një procedim të lidhur kishte shfrytëzuar të drejtën për të qëndruar në heshtje apo për mos t’iu përgjigjur pyetjeve, prokurori i çështjes ka kërkuar leximin e deklarimeve të dhëna nga i bashkëpandehuri P. si person nën hetim në një procedim të lidhur, dhe gjykata ka lejuar leximin e këtyre deklarimeve dhe ia ka bashkëngjitur ato fashikullit të gjykimit. Duke qenë se neni 513 i Kodit të Procedurës Penale të Italisë që ka qenë në fuqi në vitet 1992 -1994 (neni 370 i Kodit të Procedurës Penale të Shqipërisë) ka pësuar disa ndryshime përgjatë viteve pas dënimit në shkallë të parë të shtetasit SalvatorePanarisi, deri sa në vitet 1997-2001 legjislatori italian vendosi se deklarimet e të bashkëpandehurit që përfitonte nga e drejta për të qëndruar në heshtje apo për të mos dhënë deklarime mund të lexoheshin si rregull me pëlqimin e palëve, përveç rastit kur ka dyshime se ky i bashkëpandehur mund të jetë kërcënuar, etj. (shiko para.47), atëherë ankuesi pretendonte se përdorimi i këtyre deklarimeve përgjatë gjykimit në shkallë të parë në vitet 1992-1994 dhe në gjykimet në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Kasacionit kur dispozita kishte ndryshuar dhe ai nuk ka dhënë pëlqimin në vitet 1992-1994 e në vijim për leximin e këtyre deklarimeve, ishte në shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së që sanksionon të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Sipas GJEDNJ-së, në disa rrethana për autoritetet gjyqësore është e nevojshme t’i referohen deklarimeve të dhëna gjatë fazës së hetimit. Nëse i pandehuri ka pasur mundësi të mjaftueshme për t’i kundërshtuar këto deklarime, në momentin kur ato janë dhënë apo më pas, atëherë përdorimi i tyre nuk është në kundërshtim me nenin 6/1 dhe 6/3 të KEDNJ-së. Por e drejta e mbrojtjes do të cenohej nëse çështja do të bazohej ekskluzivisht vetëm mbi këto deklarime dhe i pandehuri nuk ka pasur mundësi t’i kundërshtojë këto deklarime gjatë fazës së hetimeve apo në gjykim (shiko para.106). Në rastin konkret, ankuesi është dënuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe njeri nga dëshmitarët e akuzës P., një i bashkëpandehur në një procedim të lidhur, u paraqit gjatë gjykimit dhe kërkoi të përfitonte nga e drejta për të mos dhënë shpjegime. Për këto arsye, deklarimet e dhëna nga ky shtetas gjatë fazës së hetimeve u lexuan dhe u administruan për të vendosur mbi vërtetësinë e akuzave në ngarkim të ankuesit (shiko para.107). Gjithashtu, GJEDNJ-ja ka konstatuar se deklarimet e P. nuk ishin prova e vetme mbi të cilën gjykatat e faktit kishin bazuar vendimmarrjen, apo elementë me rëndësi themelore për dënimin e ankuesit. Në rastin konkret deklarimet e bëra nga P. kanë përbërë një nga disa elementët që gjykatat kanë mbajtur parasysh në unitet me provat e tjera, duke u kushtuar një rëndësi të veçantë përgjimeve telefonike dhe atyre ambientale të cilat bashkë me provat e tjera janë paraqitur gjatë gjykimit kontradiktor. Ndër të tjera, ankuesi ka pasur mundësinë të kundërshtonte deklarimet e dhëna nga P., e për këto arsye nuk ka shkelje të nenit 6 të KEDNJ-së (shiko para.111-114). Si përfundim, GJEDNJ- ja për arsyet e mësipërme vendosi se: “Nuk ka pasur shkelje të nenit 6/1 dhe 6/3 të KEDNJ-së për shkak të përdorimit të deklarimeve të personit të thirrur si i bashkëpandehur në një procedim të lidhur P.”

      [34]Kur ndaj tyre është dhënë vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit të akuzës ose çështjes, ose i dënimit, duke përfshirë edhe rastet e gjykimit me marrëveshje dhe të urdhrit penal të dënimit, me përjashtim të rasteve kur vendimi i pafajësisë ka marrë formë të prerë.

       

      [35]Neni 34/3 i Kodit të Procedurës Penale parashikon se: “Cilësia e të pandehurit rimerret kur prishet vendimi i pushimit ose kur vendoset rishqyrtimi i procesit”.

      [36]Neni 329/c/1 i Kodit të Procedurës Penale: “Kur pas vendimit të pushimit të akuzës ose çështjes dalin ose zbulohen të dhëna apo prova të reja, të cilat tregojnë se vendimi nuk është i bazuar, ai mund të revokohet nga gjyqtari i seancës paraprake me kërkesë të prokurorit, të viktimës ose trashëgimtarëve të saj”.

      [37]Vendimi Nr.452, datë 12.11.2002, i Gjykatës Kushtetuese Itali.

      [38]Vendimi Nr.76, datë 27.03.2003, i Gjykatës Kushtetuese Itali.

      [39]Vendimi Nr.250, datë 15.07.2003, i Gjykatës Kushtetuese Itali.

      [40]Vendimi Nr.12067, datë 17.12.2009, i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali.

      [41]Neni 311 i Kodit të Procedurës Penale parashikon se: “Personi i marrë si i pandehur në një procedim të lidhur merret në pyetje nga prokurori në format e parashikuara nga neni 167”.

      [42]Vendimi Nr.35, datë 09.03.2016, i KPGJL. Në këtë vendim Gjykata e Lartë ka arsyetuar se: “...Kolegji çmon të ndalet në detyrimin për organin procedues, qoftë ai i prokurorit në fazën e hetimeve, qoftë ai i gjykatës në fazën e gjykimit, në lidhje me respektimin e paragrafit “4”, iciliparashikonshprehimishtse“parasetëfillojëpyetja,gjykatainjoftonpersonate treguarnëparagrafin1sekanëtëdrejtëtëmospërgjigjen”,kydetyrimnëzbatimtë kombinuartëpikës“5” tëpokëtij nenidhetë nenit311tëKodit tëProcedurësPenale ështëizbatueshëmedhepërprokurorindhezbatohetnërastinkur,edhepsekëtatë pandehur mund të kenë dhënë deklarime për fakte kundrejt tyre; pra, jo sipas nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale, duke i lajmëruar përsëri ata për këto drejta. Pra, edhe sikur të merret e mirëqenë njoftimi i së drejtës për mbrojtës kur janë pyetur në cilësinë e personit nën hetim, të pandehurit duhej të ishin lajmëruar, përsëri në cilësinë e personit të marrë si i pandehurnënjëprocedimtëlidhur,përtëdrejtënpërmost’upërgjigjurdhe tëkishin praninë e mbrojtësit sipas nenit 167/3 dhe 4 të Kodit të Procedurës Penale….Nisurngafaktiqëpërtë pandehurit nuk është zbatuar neni 167/4 i Kodit të Procedurës dhe ku nuk kanë marrë pjesë asmbrojtësitedeklaruesvenëmomentinkurjanëbërë,asmbrojtësitepandehurve përkundrejttëcilëvejanëbërëgjatëdhëniessëtyre,vlerësonserezultatete procesverbaleve e të pandehurve do të ishin të papërdorshme”.

      1. Edhe pse sikurse u trajtua më sipër neni 210 i Kodit të Procedurës Penale të Italisë, i cili ka shërbyer si model për këtë dispozitë, është ndryshuar me ligje të mëpasshme duke parashikuar një trajtim të ndryshëm për kategori të caktuara procedimesh të lidhura, neni 167 i Kodit të Procedurës Penalenuk është ndryshuar asnjëherënë këtë aspekt që nga momenti i hyrjes në fuqi tëligjit Nr.7905, datë 21.03.1995. I vetmi ndryshim është shtimi i paragrafit 4/1 me ligjin Nr.35/2017 me anë tëtë cilit u parashikua një garanci më shumë për pyetjen e të pandehurit në njëprocedim të lidhur për të cilin ekziston një nga kushtet e parashikuara nga shkronja “b”, e paragrafit 1, të nenit 156, të Kodit.Nëpërmjet një parashikimi të tillë, së pari, u theksua fakti se edhe nëse për të pandehurin në një procedim të lidhur është dhënë vendimi i mosfillimit të procedimit, i pushimit të akuzës ose çështjes, ose i dënimit, duke përfshirë edhe rastet e gjykimit me marrëveshje dhe të urdhrit penal të dënimit, kjo nuk ndikon në cilësinë e tij dhe zbatimin e nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale dhe, së dyti, u theksua rëndësia e mbrojtjes nga deklarimet vetinkrimunuese duke vendosur edhe një detyrim pozitiv mbi gjykatën. Po kështu, me anë të këtij paragrafi u qartësua fakti se pyetja e të pandehurit në një procedim të lidhur sipas nenit 167 të Kodit të Procedurës Penale i referohet fakteve për të cilat i pandehuri po procedohet apo është proceduar dhe për të cilat i është bërë e ditur mundësia që ndaj tij do të zhvilloheshin hetime. Paragrafi 4/1 e mbron personin e marrë të pandehur në një procedim të lidhur nga deklarimet mbi fakte për të cilat nuk është pyetur më parë dhe për të cilat ai bën deklarime me vetëpërgjegjësi.
    • Asnjë koment
    1. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, neni 6, paragrafi 3, shkronja “d”.

    A.    Raporte, opinion, rekomandime

    1. Udhëzues i nenit 6 të Konventës Evropiane tëtë Drejtave të Njeriut (fusha penale), azhurnuar më datë 30.04.2020.

    B.     Vendime të Gjykatës Evropiane tëtë Drejtave të Njeriut

    1. Kuchta kundër Polonisë, 23.01.2018;
    2. Schatschaschwili kundër Gjermanisë, 15.12.2015;
    3. Al-Khawaja dhe Tahery kundër Mbretërisë së Bashkuar, 15.12.2011;
    4. Panarizi kundër Italisë,10,04.2007;
    5. Majadallah kundër Italisë, 19.10.2006;
    6. Bracci kundër Italisë, 13.10.2005;
    7. Luca kundër Italisë, 27.02.2001;
  •  

    1. Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, Qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë.
    1. Neni 6i KEDNJ-së;
    2. Kushtetuta;
    3. Kodi i Procedurës Penale;
  • Asnjë koment
  •  

    A.    Vendime të Gjykatës Kushtetuese

    1. Vendimi Nr.44 datë 11.04.2012, GJK;
    2. Vendimi Nr.280, datë 19.10.2009, Gjykata Kushtetuese Itali;
    3. Vendimi Nr.197, datë 24.06.2009, Gjykata Kushtetuese Itali;
    4. Vendimi Nr.250, datë 15.07.2003, Gjykata Kushtetuese Itali.
    5. Vendimi Nr.76, datë 27.03.2003, Gjykata Kushtetuese Itali;
    6. Vendimi Nr.485, datë 20.11.2002, Gjykata Kushtetuese Itali;
    7. Vendimi Nr.452, datë 12.11.2002, Gjykata Kushtetuese Itali;
    8. Vendimi Nr.451, datë 24.10.2002, Gjykata Kushtetuese Itali;
    9. Vendimi Nr.291, datë 19.06.2002, Gjykata Kushtetuese Itali;
    10. Vendimi Nr.361, datë 14.10.1998, Gjykata Kushtetuese Itali;
    11. Vendimi Nr.254, datë 18.05.1992, Gjykata Kushtetuese Itali;

    B.     Vendime të Gjykatës së Lartë

    1. Vendimi Unifikues Nr.3, datë 27.09.2002, KBGJL;
    2. Vendimi Nr.35, datë 09.03.2016, KPGJL;
    3. Vendimi Nr.80, datë 25.02.2009, i KPGJL;
    4. Vendimi Nr.25, datë 15.01.2003, KPGJL;
    5. Vendimi Unifikues Nr.33853, datë 26.03.2015, Kolegjete Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali;
    6. Vendimi Unifikues Nr.15208, datë 25.02.2010, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali;
    7. Vendimi Unifikues Nr.12067, datë 17.12.2009, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali;
    8. Vendimi Unifikues Nr.23868, datë 23.04.2009,Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali;
    9. Vendimi Unifikues Nr.21832, datë 22.02.2007,Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit Itali;
    10. Vendimi Nr.32841, datë 28.05.2009, Gjykata e Kasacionit Itali;
    11. Vendimi Nr.24953, datë 15.05.2009, Gjykata e Kasacionit Itali;
    12. Vendimi Nr.23776, datë 22.04.2009, Gjykata e Kasacionit Itali;
    13. Vendimi Nr.29770, datë 24.03.2009, Gjykata e Kasacionit Itali;
    14. Vendimi Nr.599, datë 17.12.2008, Gjykata e Kasacionit Itali;
    15. Vendimi Nr.47363, datë 13.11.2008, Gjykata e Kasacionit Itali;
    16. Vendimi Nr.39380, datë 02.10.2008, Gjykata e Kasacionit Itali;
    17. Vendimi Nr.7208, datë 14.02.2008, Gjykata e Kasacionit Itali;
    18. Vendimi Nr.40196, datë 11.10.2007, Gjykata e Kasacionit Itali;
    19. Vendimi nr.39050, datë 25.09.2007, Gjykata e Kasacionit Itali;
    20. Vendimi Nr.26258, datë 06.07.2007, Gjykata e Kasacionit Itali;
    21. Vendimi Nr.26258, datë 24.04.2007, Gjykata e Kasacionit Itali;
    22. Vendimi Nr.4867/04, datë 10.12.2003, Gjykata e Kasacionit Itali;
    23. Vendimi Nr.7765, datë 27.02.2002, Gjykata e Kasacionit Itali;
    24. Vendimi Nr.576, datë 18.02.2002, Gjykata e Kasacionit Itali;
    25. Vendimi Nr.305/2, datë 05.12.2001, Gjykata e Kasacionit Itali;
    26. Vendimi Nr.16146, datë 06.02.2001, Gjykata e Kasacionit Itali;
    27. Vendimi Nr.6605, datë 11.05.2000, Gjykata e Kasacionit Itali;
    28. Vendimi Nr.3084, datë 11.04.1995, Gjykata e Kasacionit Itali;
    29. Vendimi Nr.5189, datë 04.05.1994, Gjykata e Kasacionit Itali;
    30. Vendimi Nr.292, datë 17.02.1994, Gjykata e Kasacionit Itali.

  •  

    1. PaoloTonini, “Manuale di procedura penale”, Quindicesimaedizione, GiuffreEditore;
    2. Commenatario breve alCodice di Procedura Penale, nonaedizione, 2015, WoltersKluwer, CEDAM.
  • Asnjë koment
Nurjeta Tafa
Nurjeta Tafa