1Kur lind nevoja për të proceduar në njohjen e një personi, organi procedues fton atë që duhet të bëjë njohjen që të përshkruajë personin duke treguar të gjitha shenjat që mban mend dhe e pyet nëse ka qenë thirrur më parë për të bërë njohjen si dhe për rrethana të tjera që mund të ndikojnë në vërtetësinë e njohjes.
2Në procesverbal shënohen veprimet e parashikuara nga paragrafi 1 dhe deklarimet e bëra nga personi që bën njohjen. Kur është e mundur, procedura e njohjes fotografohet ose regjistrohet.
3Kur njohja bëhet nga një i mitur ose ndaj një të mituri, prania e psikologut është e detyrueshme. Organi procedues kryen njohjen në një mënyre të tillë që personi që do të njihet të mos e shohë ose dëgjojë të miturin.
4Njohja bëhet në praninë e mbrojtësit.
5Mosrespektimi i rregullave të parashikuara nga ky nen përbën shkak për pavlefshmërinë e njohjes.