1Vendimi i organit procedues për kryerjen e eksperimentit përmban një njoftim përmbledhës për objektin e tij dhe tregimin e ditës, të orës dhe të vendit ku do të kryhen veprimet. Në të njëjtin vendim ose në një tjetër të mëvonshëm, mund të caktohet një specialist për kryerjen e veprimeve të caktuara.
2Organi procedues merr masa të përshtatshme për kryerjen e veprimeve, duke urdhëruar edhe fotografimet dhe filmimet, si dhe për të mos rrezikuar sigurinë e personave dhe atë publike.