KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 190: Disponimi për provat materiale

1Në vendimin përfundimtar ose në atë të pushimit të çështjes, gjykata ose prokurori caktojnë se çfarë duhet bërë me provat material duke urdhëruar:

asendet që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për kryerjen e veprës penale dhe sendet që përbëjnë përfitimin e nxjerrë nga ajo ose shpërblimin e dhënë a të premtuar për kryerjen e saj, merren dhe i kalojnë shtetit, përveç rastit kur këto sende janë të personave që nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale;

bsendet, mbajtja ose qarkullimi i të cilave është i ndaluar, u dorëzohen enteve përkatëse ose zhduken;

csendet që nuk kanë asnjë vlerë zhduken;

çsendet e tjera u kthehen personave që u takojnë dhe, kur ka konflikt për pronësinë e tyre, ruhen gjersa ai të zgjidhet nga gjykata.

2Provat materiale mund t’u kthehen personave që u përkasin edhe para mbarimit të procedimit, kur nuk dëmtohet zgjidhja e çështjes.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment