KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 193: Marrja e procesverbaleve të procedimeve të tjera

1Lejohet marrja e procesverbaleve të marrjes së provës të procedimeve të tjera penale që kanë të bëjnë me sigurimin e provës ose me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.

2Lejohet marrja e procesverbalit të provës në një gjykim civil të përfunduar me vendim të formës së prerë.

3Në rastet e parashikuara në paragrafët 1 dhe 2, procesverbalet e deklarimeve mund të përdoren kundër të pandehurit vetëm nëse mbrojtësi i tij ka qenë i pranishëm në marrjen e tyre.

4Lejohet marrja e akteve të veprimeve që nuk mund të përsëriten, përfshirë edhe deklarimet e të pandehurit, kur provohet pamundësia objektive e marrjes, e pa parashikueshme në kohën e kryerjes së veprimit.

5Përveç rasteve të parashikuara në paragrafët e mësipërm, procesverbalet e provës mund të përdoren në shqyrtimin gjyqësor vetëm kur i pandehuri jep pëlqimin. Në rast të kundërt, ato mund të përdoren për bërjen e kundërshtimeve të parashikuara nga nenet 362 dhe 365 të këtij Kodi.

6Palët kanë të drejtë të kërkojnë pyetjen e personave, deklarimet e të cilëve janë marrë sipas parashikimeve të këtij neni.

7Vendimet e formës së prerë mund të merren për qëllime të provës lidhur me ekzistencën e faktit, duke u vlerësuar në unitet me provat e tjera.

Përmbajtja

      1. Qëllimi i normës është të rregullojë, për arsye të ekonomisë gjyqësore, qarkullimin e provave nga njëri proces në tjetrin, pra, marrjen dhe përfshirjen në proces, në cilësinë e dokumenteve, të provave të marra në procedime të tjera penale ose civile.

       

      1. Objekti i normës është i shumëfishtë, në funksion të qëllimit që synon të realizojë ligjvënësi. Ajo është strukturuar në disa paragrafë, të cilët rregullojnë aspekte të ndryshme lidhur me mënyrën e marrjes dhe regjimin e përdorimit në procesin penal të dokumenteve të mëposhtme:paragrafi 1 ka si objekt marrjen e procesverbaleve të marrjes së provës gjatë shqyrtimit gjyqësor, duke përfshirë edhe procesverbalin e sigurimit të provës;paragrafi 2 ka si objekt marrjen e procesverbalit të provave të marra gjatë gjykimit civil; paragrafi 3 ka si objekt mënyrën e përdorimit të procesverbaleve të provës, të marra sipas paragrafëve 1 dhe 2; paragrafi 4 ka si objekt marrjen e akteve të veprimeve që nuk mund të përsëriten dhe të deklarimeve të të pandehurit; paragrafi 5 ka si objekt kushtet e përdorimit të dokumenteve të marra sipa paragrafëve 1-4; paragrafi 6 ka si objekt të normojë të drejtat e palëve në rastet kur merren prova me deklarime; paragrafi 7 ka si objekt të përcaktojë qëllimin e marrjes në cilësinë e provës së vendimeve të formës së prerë dhe kriteret e vlerësimit të tyre.

       

    • 3.Kuptimi i togfjalëshit “procesverbal i marrjes së provës”. Në procesin tonë penal, në fazën e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, marrja e provave dokumentohet me anën e procesverbalit të seancës gjyqësore (neni 115, hyperlink). Në të pasqyrohet çdo provë e marrë, si dhe debati i palëve lidhur me mënyrën e marrjes dhe fuqinë e saj provuese. Pra, me procesverbal të marrjes së provës kuptojmë aktin që dokumenton marrjen e provës, gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes (neni 358, hyperlink).

       

      1. Kuptimi i togfjalëshit “procedim tjetër”. Neni 193 i KPP lejon mundësinë e qarkullimit të provave nga një proces, penal ose civil, në një proces tjetër penal, në cilësinë e dokumenteve, me kushtin që ky i fundit të jetë“procedim tjetër”, pra “jo i njëjtë, i ndryshëm ...”[1] prej tij. Në këtë pikë, është e rëndësishme të sqarohet se cilat janë kriteret për të dalluar një procedim nga njëprocedim tjetër, i ndryshëm prej tij. Për këtë duhet t’u referohemi elementeve kryesore përbërëse të faktit penal, “veprimit/mosveprimit kriminal, pasojës së ardhur dhe lidhjes shkakësore”, që duhet tëjetërealizuar“në kushte të njëjta të kohës, të vendit dhe të subjekteve të përfshira”[2].

      Në rast se elementet thelbësore të faktit, në aspektin objektiv dhe subjektiv, përkojnë me njëri-tjetrin, atëhere nuk kemi të bëjmë me  procedime të ndryshme, por me të njëjtin procedim. Për shembull, një çështje e ndarë (neni 93, hyperlink),  për shkak se njëri prej bashkëtëpandehurve ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe caktimin e dënimit (neni 406/d, hyperlink), nuk mund të jetë një procedim i ndryshëm nga çështja mëmë, nga e cila u veçua, sepse fakti penal, në përbërësit e tij objektivë, është i njëjtë, janë të njëjta subjektet e akuzuara, pavarësisht nga fakti se, për shkak të riteve të ndryshme, materialisht krijohen dy procedime të veçanta. Ky dallim është shumë i rëndësishëm, sepse nëse kemi të bëjmë me të njëjtin procedim (sikundër tek ky shembull), qarkullimi i provave nuk mund tëlejohet. Neni 193 ndodhet në Seksionin VIII të Kreut II (Llojet e provave), i cili bën fjalë për lejimin e qarkullimit të dokumenteve, nga njëri proces në tjetrin. Në rast se kemi të bëjmë me të njëjtin procedim, atëhere “procesverbalet e provës” nuk gëzojnë cilësinë e dokumenteve, të krijuara materialisht jashtë procesit, por tëakteve të krijuara gjatë procedurës së zhvillimit të tij.

       

      1. Regjimi i përdorimit të provave të marra nga procedimi tjetër. Ky regjim ndryshon, së pari, vartësisht nga fakti nëse është garantuar kontradiktoriteti në marrjen e provës. Kështu, lejohet marrja e procesverbalit të sigurimit të provës dhe e procesvervalit që dokumenton marrjen e çdo prove tjetër gjatë shqyrtimit gjyqësor debatues (par. 1). Kjo do të thotë se nuk lejohet marrja e procesverbaleve të provës, në rastet kur çështja është zgjidhur me anën e gjykimeve të posaçme, të cilat nuk parashikojnë debatin mbi provat: me gjykim të shkurtuar (neni 403, hyperlink), me marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe caktimin e dënimit (neni 406/d, hyperlink) ose me urdhër penal dënimi (neni 406/a, hyperlink).

      Së dyti, regjimi i përdorimit ndryshon edhe nga fakti nëse procesverbali i provës merret nga një gjykim penal apo nga një gjykim civil tjetër (par.2). Në rastin e dytë, gjykimi civil duhet të ketë përfunduar me vendim të formës së prerë (neni 451, 442të KPC, hyperlink), ndërkohë që ky kusht nuk kërkohet për gjykimin penal: në këtë rast, procesverbalet e provës mund të merren edhe kur çështja nuk është zgjidhur ende me vendim të formës së prerë (neni 462, par.3, hyperlink).

      Së fundi, një regjim të ndryshëm përdorimi kanë provat me natyrë deklarative, të marrë në procesin penal ose në atë civil, sikundër ështëprova e dëshmisë (neni 153 i KPP, hyperlink; nenet 231 e vijues të i KPC, hyperlink) ose pyetja e të pandehurit në një procedim të lidhur (neni 167, hyperlink). Në këtë rast kërkohet të përmbushet edhe një kusht i posaçëm: i pandehuri që po gjykohet dhe kundër të cilit mund të përdoret kjo provë, teksa është marrë prova me deklarimnë procesin tjetër, duhet që të ketë qenë i përfaqësuar nga mbrojtësi (par. 3). Edhe ky rregull synon të garantojë kontradiktoritetin gjatë marrjes së deklarimeve, e cila sigurohet nga prania e mbrojtësit të të pandehurit.

      Megjithatë, pavarësisht nga fakti se, me rregullat e mësipërme, kontradiktoriteti në marrjen e provës deklarative konsiderohet i garantuar, palëve u jepet edhe një mundësi tjetër: atokanë të drejtë që të kërkojnëripyetjen e personave, deklarimet e të cilëve lejohet të merren në cilësinë e provës dokumentare(par. 6). Kërkesa e tyre çmohet nga gjykata, rast pas rasti, pikërisht në këndvështrimin e garantimit të së drejtës së të pandehurit për t’u ballafaquar me personin që ka dhënë deklarime në procesin tjetër, ku ai ndonëse është përfaqësuar nga mbrojtësi, nuk ka qenë personalisht i pranishëm[3].

       

      1. Regjimi marrjes sëakteve të veprimeve që nuk mund të përsëriten.Për tësqaruar këtë regjim, lipset të sqarojmë konceptin e veprimeve të papërsëritshme. Të tilla janëveprimet e kryera, si rregull, gjatë hetimeve paraprake, të cilat dokumentojnë përshkrimin e një gjendjeje të caktuar (të vendeve, sendeve, personave apo fakteve), e cila me kalimin e kohës është objekt ndryshimesh të pashmangshme dhe është e pamundur të riprodhohet materialisht në një kohë të mëvonshme[4]. Veprime hetimore të papërsëritshme janë, p.sh., këqyrja e personit (neni 199, hyperlink), sekuestrimi i provave materiale (neni 208, hyperlink), verifikimet e ngutshme në vendngjarje (neni 294, par.1, shkronja a), hyperlink), përgjimi i komunikimeve telefonike (neni 221, hyperlink), etj., të cilat, si rregull, kryhen gjatë hetimeve paraprake dhe është e pamundur të riprodhohen gjatëshqyrtimit gjyqësor të çështjes. Nga ana tjetër, sekuestrimi i një file nga hard disku i kompjuterit (neni 208/a, par.3, hyperlink), marrja e të dhënave nga një person që ka dijeni mbi rrethanat e dobishme për hetimet (nenet297, 312, par.1, hyperlink), raporti i shërbimit i policisë gjyqësore (neni 303, par.1, hyperlink), etj., nuk janë veprime të papërsëritshme, sepse është e mundur të riprodhohen në një kohë të mëvonshme, pa ndryshuar materialisht natyrën dhe thelbin e tyre.Aktet e veprimeve që nuk mund të përsëriten përfshihen në fashikullin e gjykimit (neni 332/ë, par.2, shkronja b), hyperlink).

      Aktet e kryera gjatë hetimeve paraprake, në një procedim tjetër, për shkak të natyrës së tyre, mund të jenë,për nga natyra, të papërsëritshme. Si të tilla, lejohet qëato të merren dhe të përdoren në një procedim tjetër, në cilësinë e dokumentit. Por, mund të ndodhë që aktet për nga natyra të mos jenë të papërsëritshme, por të bëhen të tilla për shkak të rrethanave të mëvonshme. Marrja dhe përdorimi i tyre në një procedim tjetër, lejohet vetëm nëse plotësohen dy kushte:

      (i) pamundësia objektive e marrjes në procedimin ku do të përdoret;

      (ii) kjo pamundësi të ishte e pamundur tëparashikohej në kohën e kryerjes së aktit.

      Për të kuptuar si funksionojnë kushtet e mësipërme, le ta ilustrojmë me anën e një shembulli[5]: le ta zemë se, në procedimin A një person i caktuar ka dhënëpara prokurorit deklarimelidhur me rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit (neni 312, par.1, hyperlink). Akti i marrjes sëtyre nuk ka natyrë të papërsëritshme. Por, le të pranojmë se në kohën qëpo zhvillohet gjykimi i procedimit B, ky person ka vdekur. Ky fakt i bën të papërsëritshme deklarimet e tij, të dhëna në kuadër të procedimit A. Në këto rrethana kushti i parë plotësohet. Por, duhet parë nëse ishte e mundur të parashikohej mundësia që ky person të vdiste, duke u rikthyer në kohën kur ka dhënë deklarime. Nëse del se, në kohën e dhënies së deklarimeve tek procedimi A, ai ka qenë i sëmurë rëndë, deklarimet e tij nuk mund të merren dhe të përdoren në procedimin B, sepse nuk plotësohet kushti i dytë. Prokurori duhej të kishte parashikuar mundësinë e vdekjes së tij dhe të procedonte me sigurimin e provës së dëshmisë (neni 316, par.1, shkronja a), hyperlink), procesverbali i së cilës mund të merrej si provë dokumentare, mbështetur në par. 1 të nenit 193.

      Arsyeja e normës lidhet me faktin se aktet që bëhen të papërsëritshme për rrethana të paparashikuara, lejohet të merren si provë në proces me anën e leximit të lejueshëm (neni 369, par.2, hyperlink). Por, në rastin kur akti merret nga një procedim tjetër, pala duhet të parashikojë mundësinë që, në rrethana të caktuara, akti mund të bëhet i papërsëritshëmdhe të veprojë duke siguruar kontradiktoritetin që në kohën e kryerjes së tij.

       

      1. Regjimi i marrjes sëdeklarimeve të të pandehurit. Marrja në cilësinë e dokumentit e deklarimeve të të pandehurit (nenet 39, 358, hyperlink), përfshi këtu edhe deklarimet e të pandehurit në një procedim të lidhur (nenet 167, 370, par.3, hyperlink), i nënshtrohet të njëjtave rregulla sikundër marrja e akteve të veprimeve që bëhen të papërsëritshme për shkaqe të mëvonshme (shih më sipër, I.C., par. 6). Arsyeja e normës, në këto raste, lidhet me mundësinë e leximeve të lejueshme të deklarimeve të të pandehurit (neni 370, par. 2 dhe 3, hyperlink), në rastet kur ato janë marrë në një procedim tjetër dhe, për shkak tërrethanave të mëvonshme, nuk mund të përsëriten më.

       

      1. Marrja e procesverbaleve të provës me pëlqimin e të pandehurit. Përveç rasteve të parashikuara nga paragrafët 1, 2, 3 dhe 4 të nenit 193, procesverbalet e provës së procedimeve të tjera mund te merren, në cilësinë e dokumentit, vetëm me pëlqimin e të pandehurit. Në rast se i pandehuri nuk e jep pëlqimin, ato mund të përdoren vetëm për bërjen e kundërshtimeve të rastit, sipas neneve 362 (hyperlink) dhe 365 (hyperlink) të KPP.

       

      1. Marrja për qëllime prove e vendimeve të formës së prerë. Vendimet e formës së prerë mund të merren si provë e ekzistencës së një fakti të caktuar (par. 7). Në këtë rast kemi të bëjmë me një kufizim që ligjvënësi i vendos gjykatës në çmuarjen e ekzistencës së fakteve të caktuara, të cilat tashmë nuk i vlerëson drejtpërsëdrejti, por i merr nga vendimi i një gjyqtari tjetër. Nevoja e ekonomisë gjyqësore, në këtë rast, merr përparësi në raport me parimet e gjykimit me gojë dhe të kontradiktoritetit, pasi nga procesi tjetër nuk merret prova, por “... vlerësimi, interpretimi që i bën provës një gjyqtar i ndryshëm nga ai që do të japë vendimin[6].“ Nga ana tjetër, edhe të drejtat e mbrojtjes duket se kufizohen, pasi kundër të pandehurit mund të përdoret një provë, në marrjen e së cilës ai nuk ka qenë i pranishëm[7]. Për këto arsye, ligjvënësi ka vendosur rregullin se prova e ekzistencës së faktit qëburon nga vendimi formës së prerë, e vetme, nuk mjafton. Ajo duhet të vlerësohet në përputhje me kriterin që vendos neni 152, par.3 (hyperlink), pra, duhet të mbështetet nga prova të tjera që konfirmojnë vërtetësinë e saj. Në marrjen për qëllime prove të vendimit civil të formës së prerë, duhet të mbahet parasysh se ai ka vlerë vetëm në drejtim të provueshmërisë nëse fakti penal ka ndodhur ose jo (neni 71, par.3, hyperlink), sigurisht, nëse plotësohet edhe kushti i mbështetjes nga prova të tjera.

       

      1. Papërdorshmëria e provave të marra. Në rast se kushtet që duhet të plotësohen për të bërë të mundur qarkullimin e provave nga një proces në procesin tjetër nuk respektohen, atëhere prova e marrë nga procesi tjetër nuk mund të përdoret në procesin ku po gjykohet i pandehuri, sepse vepron sanksioni i papërdorshmërisë, për shkak të marrjes së saj në kundërshtim me ligjin (neni 151, par.3, hyperlink).

       

      1. Praktika gjyqësore. Jurisprudenca e gjykatave, lidhur me mënyrën e qarkullimit të provave nga njëri proces në tjetrin, është e pakët dhe, në disa raste e gabuar. Kështu, kolegji penal i Gjykatës së Lartë ka pranuar marrjen në cilësinë e dokumentit të vendimit të formës së prerë, nga çështja e ndarë, për shkak të pranimit të kërkesës sëtre prej të pandehurve për t’u gjykuar sipas ritit të shkurtuar[8].Vendimi i dënimit të tyre u pranua të merrej si provë e faktit se vepra penale ishte kryer gjatë gjykimit të dy të pandehurve të tjerë, të cilët u gjykuan në mungesë, sipas ritit zakonshëm. Në këtë rast, ky vendim nuk duhej të merrej, sepse nuk gëzon cilësinë e dokumentit, ngaqë kemi të bëjmë me “të njëjtën çështje”[9]. E njëjta procedurë e gabuar është ndjekur edhe në një rast tjetër[10], kur nga procedimi i ndarë, për të njëjtin fakt penal, janë marrë si provë dokumentare deklarimet e bashkëtëpandehurit, të dhëna në fazën e hetimeve paraprake. Madje, Kolegji ka orientuar që të merrej si provë edhe vendimi i formës së prerë për deklarimin fajtor të dy prej të dënuarve, të gjykuar në çështjen e ndarë, në cenim të hapur të ish-nenit 193, par.5 (hyperlink) të KPP.

      Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë shënon edhe raste kur marrja e procesverbaleve të provës nga procedime të tjera ka qenë një zgjidhje e drejtë. Për ilustrim, përmendim rastet e marrjes, në cilësinë e dokumentit, të vendimit gjyqësor të formës së prerë, për të provuar faktin e dëshmisë së rreme në proces[11], marrjen e procesverbalit të sekuestrimit dhe aktit të ekspertimit teknik nga një procedim tjetër, si akte me natyrë të papërsëritshme[12], si dhe marrjen e procesverbalit të provës së sigurimit të dëshmisë në një procedim tjetër, si provë për të vlerësuar besueshmërinë e dëshmisë në çështjen kundër të pandehurit[13].

       

      [1]Fjalor i gjuhës shqipe, botim i Institutit të Shkencavet, Sekcioni i Gjuhës e i Letërsisë, Tiranë, 1954.

      [2]Shih vendimet e Gjykatës së Kasacionit të Italisë: Cass. Pen., sez. I, 23 maggio 1997, n.2887, Vanoni, etc.,  Cass. Pen., sez. I, 30 marzo 2001, n.12969, Giambra. Tek: Piermaria Corso ( a cura di), Il Codice di Procedura Penale, annotato con la giurisprudenza, CELT, Terza edizione, 2004, faqe 116-117. I referohemi kësaj jurisprudence, pasi neni 193 është formuluar mbështetur në nenin 238 të KPP të Italisë.

      [3] Shih Lucà kundër Italisë, § 40:“... për të dënuar kërkuesin juridiksionet kombëtare janë bazuar vetëm në deklarimet e e dhëna nga N. (i marrë si i pandehur në një procedim të lidhur – shënimi ynë) përpara procesit gjyqësor dhe që, si kërkuesi ashtu edhe mbrojtësi i tij, nuk kanë patur mundësi që ta pyesin në asnjë prej fazave të procesit.”Për këtë arsye, Gjykata vjen në përfundimin se “... të drejtat e mbrojtjes kufizohen në një masë të papajtueshme me garancitë e nenit 6 kur dënimi mbështetet, vetëm ose kryesisht, në deponimet e dhëna nga një person që i akuzuari nuk ka mundur ta pyesë, drejtpërsëdrejti ose në mënyrë të tërthortë, as në fazën e hetimeve dhe as gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes...” (përkthimi ynë).

      [4]Ky është kuptimi i akteve të papërsëritshme edhe sipas jurisprudencës së Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Kasacionit të Italisë: shih vendimet Sez. Un., sent. 4 del 11.3.1999 dhe Sez. Un. sent. 41281 del 18.12.2006; tek Pierluigi di Stefano, Giustino Gatti, Fausto Izzo, Raffaele Marino (a cura di), Codice di Procedura Penale annotato con la giurisprudenza, XXIII edizione, Simone, 2015, fq. 1305, 1307.

      [5]Shembulli ilustrues është marrë nga Alberto Camon, etj., Fondamenti di procedura penale, E-pub,Wolters Cluwer – CEDAM, 2019, fq. 373.

      [6]Alberto Camon, etj., po aty, fq. 374.

      [7]Në formulimin e kësaj dispozite, Gjykata Kushtetuese e Italisë nuk ka konstatuar probleme pakushtetutshmërie. Sipas Gjykatës, kontradiktoriteti i munguar në marrjen e provës, plotësohet në momentin e vlerësimit të saj, ku palët kanë të drejtë të debatojnë lidhur me vërtetësinë dhe fuqinë provuese të saj: shih vendimin n.29, datë 6 shkurt 2009, https://www.cortecostituzionale.it/actionPronuncia.do

      [8]Shih vendimin Nr.738, datë 24.10.2005, Brija, Picari. Kjo procedurë e gabuar, madje, mund të paragjykojë fajësinë e të pandehurve; shih Navalny dhe Ofitserov kundër Rusisë, §§ 103-106

      [9]Për më shumë hollësi mund të lexoni: Henrik Ligori, “Një vendim, tri probleme“, [2007] (2), Jeta Juridike,  botim i Shkollës së Magjistraturës.

      [10]Vendim Nr.366, datë 11.04.2007, Lamaj.

      [11]Vendim Nr.407, datë 18.04.2007, Vruho, etj.

      [12]Vendim (juridiksion fillestar), Nr.6, datë 21.09.2012, Prifti, Beqiri.

      [13]Vendim Nr.730, datë 09.11.2007, Hyska.

      1. Ligjvënësi ndërhyri me ligjin Nr.35/2017 për ndryshimin dhe qartësimin e normës së parashikuar nga neni 193 i KPP për dy arsye: së pari, për ta qartësuar atë, nisur nga disa interpretime të gabuara gjatë zbatimit praktik të saj dhe, së dyti, për ta plotësuar atë, për shkak të ndryshimeve që pësoi norma homologe e Kodit italian, pas ndërhyrjes së ligjvënësit me ligjin Nr.63, datë 1 mars 2001, për procesin e rregullt ligjor.

       

    • Asnjë koment
  • A. Raporte, opinione, rekomandime dhe deklarata

     

    B. Vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

    1. Qarkullimi i provave nga njëri proces në tjetrin, në vetvete, cenon disa parime që garanton neni 6 i KEDNJ-së, si e drejta e mbrojtjes dhe parimet e kontradiktoriteti dhe të ballafaqimit me dëshmitarët e akuzës, përfshi edhe bashkëtëpandehurit[1]. Gjithashtu, prova e formuar në një proces tjetër mund të cenojë parimin që prova duhet të merret nga e njëjta gjykatë që shqipton vendimin[2], fakt që lidhet drejtpërsëdrejti me garancitë e të pandehurit.Neni 193 i KPP mendojmë se i respekton parimet e mësipërme, pasi norma lejon marrjen në cilësinë e dokumenteve të provave ku mbrojtësi i të pandehurit ka qenë i pranishëm, mbrojtja ka të drejtë të kërkojë pyetjen në proces të personave që kanë dhënë deklarime fajësuese (kërkesa mund të refuzohet vetëm për arsye serioze, mbështetur në kritere të qarta[3]), kurse vendimet e formës së prerë duhet detyrimisht të mbështeten nga prova të tjera të marra gjatë shqyrtimit gjyqësor.

     

    [1]Al-Khawaja dhe Tahery kundër Mbretërisë së Bashkuar, Dhoma e Madhe, § 118. Shih gjithashtu, Lucà kundër Italisë, § 40:“... për të dënuar kërkuesin juridiksionet kombëtare janë bazuar vetëm në deklarimet e e dhëna nga N. (i marrë si i pandehur në një procedim të lidhur – shënimi ynë) përpara procesit gjyqësor dhe që, si kërkuesi ashtu edhe mbrojtësi i tij, nuk kanë patur mundësi që ta pyesin në asnjë prej fazave të procesit.”Për këtë arsye, Gjykata vjen në përfundimin se “... të drejtat e mbrojtjes kufizohen në një masë të papajtueshme me garancitë e nenit 6 kur dënimi mbështetet, vetëm ose kryesisht, në deponimet e dhëna nga një person që i akuzuari nuk ka mundur ta pyesë, drejtpërsëdrejti ose në mënyrë të tërthortë, as në fazën e hetimeve dhe as gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes...” (përkthimi ynë).

    [2]Beraru kundër Rumanisë, § 64. Në jurisprudencën e GJEDNJ-së ky parim, në gjuhët zyrtare të Konventës, njihet me termat “the principle of immediacy“ (angl.) ose “le principe of immédiateté“ (fr.).

    [3]Schatschaschwilli kundër Gjermanisë, Dhoma e Madhe, §§ 111-131.

  • Asnjë koment
    1. Kushtetuta:neni 31, shkronja d).
    2. Kodi i Procedurës Penale:nenet 39, 71, par.3, 115, 151, par.3, 153, 167, 93, 332/ë, par.2, shkronja b), 358, 362, 365, 369, par.2, 370, par.2, 3, 462, par.3.
    3. Kodi i Procedurës Civile: nenet 231-245, 422, 451 dhe 451/a.

     

  • Asnjë koment
  • A. Vendime të Gjykatës Kushtetuese

    B. Vendime të Gjykatës së Lartë

    1. Nr.738, datë 24.10.2005 (KPGJL), Brija, Picari.
    2. Nr.366, datë 11.04.2007, (KPGJL), Lamaj.
    3. Nr.407, datë 18.04.2007, (KPGJL), Vruho, etj.
    4. Nr.6, datë 21.09.2012 (juridiksion fillestar), (KPGJL), Prifti, Beqiri.
    5. Nr.730, datë 09.11.2007, (KPGJL), Hyska.
    1. Alberto Camon, etj., Fondamenti di procedura penale, E-pub,Wolters Cluwer – CEDAM, 2019, 1040 faqe.
    2. Henrik Ligori, “Një vendim, tri probleme“, [2007] (2) Jeta Juridike, botim i Shkollës së Magjistraturës, Tiranë, 12 faqe.
    3. Pierluigi di Stefano, etc. (a cura di), Codice di Procedura Penale, annotato con la giurisprudenza, XXIII edizione, ottobre 2015, Simone, 2494 faqe.
    1. Para ndryshimeve tw kryera me ligjin Nr.35/2017, norma ishte e formuluar si vijon:

    Neni 193

    Marrja e procesverbaleve të procedimeve të tjera

     

    1. Lejohet marrja e procesverbaleve të procedimeve të tjera penale që kanë të bëjnë me sigurimin e provës ose me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.
    2. Lejohet marrja e procesverbalit të provës në një gjykim civil të përfunduar me vendim të formës së prerë.
    3. Lejohet marrja e dokumentacionit të veprimeve që nuk mund të përsëriten.
    4. Veç rasteve të parashikuara në paragrafët 1,2 dhe 3, procesverbalet e provës mund të përdoren në shqyrtimin gjyqësor në qoftë se palët janë dakort ose për kundërshtimet e parashikuara nga nenet 364 dhe 367.

     

Henrik Ligori
Idlir Peçi,