KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 209: Sekuestrimi i korrespondencës

1Kur gjykata ka arsye të bazuara të mendojë se në zyrat postare ose telegrafike gjenden letra, letra me vlerë, zarfa, pako, telegrame dhe objekte të tjera të korrespondencës që janë dërguar nga i pandehuri ose që i drejtohen atij, qoftë edhe me emër tjetër ose nëpërmjet një personi tjetër, vendos sekuestrimin e tyre.

2Kur sekuestrimin e kryen një oficer i policisë gjyqësore, ai duhet t’i dorëzojë organit gjyqësor objektet e sekuestruara të korrespondencës pa i hapur dhe pa u njohur me ndonjë mënyrë tjetër me përmbajtjen e tyre.

3Objektet e sekuestruara që nuk hyjnë në korrespondencën e sekue-strueshme i kthehen atij që i takojnë dhe nuk mund të përdoren.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment