KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 211: Detyrimi i dorëzimit dhe ruajtja e sekretit

1Personat e detyruar për ruajtjen e sekretit profesional ose shtetëror detyrohen t’i dorëzojnë menjëherë organit procedues aktet dhe dokumentet, edhe në origjinal, dhe çdo gjë tjetër që ruhet pranë tyre për shkak të detyrës, shërbimit ose profesionit, përveç kur deklarojnë me shkrim se është sekret shtetëror ose sekret që lidhet me detyrën a profesionin e tyre. Në rastin e fundit bëhen verifikimet e nevojshme dhe kur del që deklarimi është i pabazuar, organi procedues urdhëron sekuestrimin.

2Kur sekreti shtetëror konfirmohet nga organi kompetent, organi procedues informon autoritetin kompetent, duke kërkuar dhënien e konfirmimit, dhe prova është thelbësore për zgjidhjen e çështjes, organi procedues vendos marrjen e provës.

3Kur brenda tridhjetë ditëve nga kërkesa, organi kompetent nuk jep konfirmimin e sekretit, organi procedues urdhëron sekuestrimin.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment