1Pas një viti nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë, në qoftë se kërkesa e kthimit nuk është paraqitur ose nuk është pranuar, gjykata që ka dhënë vendimin urdhëron që paratë dhe letrat me vlerë të depozitohen në bankë, në një llogari të veçantë. Për sendet urdhërohet shitja e tyre, por kur ato kanë interes shkencor ose vlera arti, u kalohen institucioneve përkatëse.
2Shitja mund të urdhërohet edhe para afatit të treguar në paragrafin 1, kur sendet nuk mund të ruhen pa rrezik prishjeje ose pa shpenzime të mëdha.
3Shuma e fituar nga shitja derdhet në bankë, në llogari të veçantë.