1Kur kërkesa e përjashtimit është bërë nga ai që nuk e ka patur këtë të drejtë ose dukemos respektuar afatet ose format e parashikuara nga neni 19, kur kërkesa për heqje dorë nga gjykimi i çështjes është miratuar nga kryetari, ose kur shkaqet e paraqitura janë të (pa)bazuara në ligj, gjykata që shqyrton ankimin e shpall atë të papranueshëm me vendim.
2Gjykata mund të pezullojë përkohësisht çdo veprimtari procedurale ose ta kufizojë atë në kryerjen e veprimeve të ngutshme.
3Gjykata, pasi merr të dhënat e nevojshme, vendos për kërkesën e përjashtimit, brenda 48 orëve nga paraqitja e kërkesës.
4Vendimi i dhënë në bazë të paragrafëve të sipërm i njoftohet gjyqtarit, për të cilin është kërkuar përjashtimi, prokurorit, të pandehurit dhe palëve private. Kundër tij mund tëbëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.