KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 261: Shuarja e masave të sigurimit

1Masat e sigurimit shuhen:

akur për të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit person është vendosur pushimi i çështjes ose është dhënë vendimi i pafajsisë;

bkur dënimi i caktuar shpallet i shuar ose i pezulluar me kusht;

ckur kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar;

çkur pas mbarimit të afatit të parashikuar nga shkronja “d”, e paragrafit 1, të nenit 245, të këtij Kodi, nuk është urdhëruar përsëritja, brenda kufijve të parashikuar nga nenet 264 dhe 267.

2Paraburgimi i urdhëruar gjatë hetimeve paraprake humbet fuqinë në qoftë se gjykata nuk procedon në marrjen në pyetje brenda afatit të parashikuar nga neni 248.

3Kërkesa për shuarjen e masës së sigurimit paraqitet së bashku me provat në gjykatën ku ndodhen aktet në momentin e paraqitjes së saj. Gjykata vendos brenda 48 orëve, pasi njofton palët. Mosparaqitja e palëve, pa shkaqe të arsyeshme, nuk e pengon gjykatën të vendosë pa praninë e tyre. Për afatin e arsyetimit të vendimit dhe ankimit zbatohen rregullat e parashikuara në nenet 248 dhe 249 të këtij Kodi.

4Shuarja e masave të sigurimit nuk pengon ushtrimin e të drejtave që ligji i njeh gjykatës ose ndonjë autoriteti tjetër në zbatimin e dënimeve plotësuese ose të masave të tjera ndaluese.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment