1Masat shtrënguese, të ndryshme nga paraburgimi, e humbasin fuqinë kur nga fillimi i zbatimit të tyre ka kaluar një kohë e barabartë me dyfishin e afateve të parashikuara nga neni 263.
2Masat ndaluese e humbasin fuqinë kur kanë kaluar tre muaj nga fillimi i zbatimit të tyre. Kur ato janë marrë për arsye që të mos dëmtohen provat, gjykata mund të urdhërojë përsëritjen e tyre deri në kufijtë e parashikuar nga paragrafi 1.