1Kur gjatë hetimeve paraprake prokurori çmon se vepra penale është në kompetencën e një gjykate të ndryshme nga ajo pranë së cilës ushtron funksionet e tij, ia kalon menjëherë aktet prokurorisë pranë gjykatës kompetente.
2Prokurori që ka marrë aktet, në qoftë se çmon se duhet të procedojë prokuroria që ia ka dërguar aktet, njofton Prokurorin e Përgjithshëm, i cili, pasi shqyrton aktet, cakton se cila prokurori duhet të procedojë dhe njofton prokuroritë e interesuara.
3Nëse prokurori çmon se vepra penale është në kompetencën e Prokurorisë së Posaçme ose merr dijeni se pranë kësaj prokurorie po zhvillohen hetime për të njëjtin fakt dhe në ngarkim të të njëjtin person, ia kalon aktet Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i cili pasi i shqyrton ato, vendos pranimin e akteve ose i ridërgon ato në prokurorinë e mëparshme. Kjo e fundit ka detyrimin të pranojë aktet.
4Veprimet hetimore të kryera para kalimit ose caktimit të bërë sipas paragrafit 1 dhe 2, janë të vlefshme dhe mund të përdoren në rastet dhe në mënyrat e parashikuara nga ligji.