1Policia gjyqësore dokumenton, qoftë edhe në formë të përmbledhur, të gjitha veprimet e kryera.
2Policia gjyqësore mban procesverbal për:
a kallëzimet dhe ankimet e paraqitura me gojë;
btë dhënat përmbledhëse dhe deklarimet e marra nga personi ndaj të cilit zhvillohen hetimet;
ctë dhënat e marra nga personat që mund të tregojnë rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit;
çkëqyrjet, njohjet, kontrollimet dhe sekuestrimet;
daktet për identifikimin dhe njohjen e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, për marrjen e plikove ose të korrespondencës dhe për vënien e sekuestros;
eveprimet hetimore të deleguara nga prokurori.
3Dokumentacioni i veprimeve të policisë gjyqësore, provat materiale dhe sendet që lidhen me veprën penale vihen në dispozicion të prokurorit.