1Prokurori merr të dhëna nga viktima dhe nga ata që mund të tregojnë rrethana të dobishme për qëllimet e hetimit, duke zbatuar rregullat e caktuara për marrjen e dëshmisë.
2Thirrja e këtyre personave bëhet me urdhër, i cili përmban:
agjeneralitetet e personit;
bditën, orën dhe vendin e paraqitjes;
cparalajmërimin se prokurori mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm në rast mosparaqitje pa patur pengesë të ligjshme.
3Prokurori urdhëron në të njëjtën mënyrë edhe për thirrjen e përkthyesit dhe ekspertit.
4Thirrja bëhet të paktën tre ditë përpara ditës së paraqitjes me përjashtim të rasteve të ngutshme.