1Prokurori ose viktima akuzuese parashtron në mënyrë të përmbledhur faktet objekt akuze dhe tregon provat që kërkon të shqyrtohen, duke treguar lidhjen e secilit fakt penal me provat e kërkuara ku e mbështet atë.
2Sipas radhës, mbrojtësi i të pandehurit, përfaqësuesit e paditësit dhe të paditurit civil tregojnë faktet që synojnë të provojnë dhe kërkojnë marrjen e provave.
3Lejohet marrja e provave që nuk janë kërkuar paraprakisht kur pala që i kërkon pretendon se nuk ka patur mundësi t’i kërkonte.