1I dënuari ngarkohet me pagimin e shpenzimeve procedurale që lidhen me veprat penale, të cilave u referohet dënimi.
2Të dënuarit për të njëjtën vepër penale ose për vepra penale të lidhura detyrohen të paguajnë shpenzimet në raport me shkallën e fajësisë apo veprën e kryer. Të dënuarit në të njëjtin gjykim për vepra penale që nuk lidhen midis tyre detyrohen solidarisht vetëm për shpenzimet e përbashkëta që lidhen me veprat penale për të cilat është dhënë dënimi.