1Kur provat e marra nuk mundësojnë saktësimin e dëmit, gjykata disponon për të drejtën e shpërblimit të dëmit në tërësi dhe ia dërgon aktet gjykatës civile.
2Me kërkesën e paditësit civil, i pandehuri dhe i padituri civil mund të detyrohen të paguajnë një shumë të përafërt me dëmin që çmohet se është provuar. Ky detyrim ekzekutohet menjëherë.