KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 407: Rastet dhe mjetet e ankimit

1Ligji cakton rastet në të cilat vendimet dhe urdhrat e gjykatës mund të ankimohen, si dhe mjetin e ankimit.

2Ankimi i urdhrave të gjykatës, kur nuk parashikohet ndryshe nga ligji, mund të bëhet vetëm me ankimin kundër vendimit.

3Mjetet e ankimit janë: apeli, rekursi në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa për rishikim.

4E drejta e ankimit i takon vetëm atij që ligji ia njeh shprehimisht. Kur ligji nuk bën dallim ndërmjet palëve, kjo e drejtë i takon secilës prej tyre.

5Kur ankimi bëhet në gjykatën jokompetente, ajo ia dërgon aktet gjykatës kompetente.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment