1Në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit, kur ka arsye për të besuar se i pandehuri është i mitur, organi procedues bën verifikimet e nevojshme dhe kur është rasti urdhëron ekspertimin.
2Kur, edhe pas verifikimeve dhe ekspertimit, mbeten dyshime për moshën e të pandehurit, prezumohet se ai është i mitur.