1I pandehuri mund të bëjë ankim vetë ose nëpërmjet mbrojtësit të tij. Kujdestari i të pandehurit mund të bëjë çdo ankim që i takon të pandehurit.
2Kundër vendimit të dhënë në mungesë, mbrojtësi mund të bëjë ankim vetëm kur është i autorizuar posaçërisht nga i pandehuri me akt përfaqësimi të lëshuar në format e parashikuara nga ligji ose me deklarim në seancë.
3I pandehuri mund ta tërheqë ankimin e bërë nga mbrojtësi i tij, por kur ai nuk ka zotësinë juridike për të vepruar duhet të merret edhe pëlqimi i kujdestarit.
4Ankimi i të pandehurit kundër dënimit penal ose pafajësisë i shtrin efektet e veta edhe në pjesën e vendimit që cakton detyrimin përkthimin e pasurisë, shpërblimin e dëmit dhe pagimin e shpenzimeve procedurale.