KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 418: Heqja dorë nga ankimi

1Prokurori që ka bërë ankimin mund të heqë dorë prej tij deri në fillimin e shqyrtimit gjyqësor, kurse heqja dorë nga prokurori pranë gjykatës që shqyrton ankimin mund të bëhet deri para fillimit të diskutimit përfundimtar.

2I pandehuri dhe palët private mund të heqin dorë nga ankimi edhe nëpërmjet mbrojtësit ose përfaqësuesit.

3Deklarata për heqjen dorë paraqitet në format dhe mënyrat e parashikuara për paraqitjen e ankimit, sipas rastit, në gjykatën që kadhënë vendimin ose në gjykatën që shqyrton ankimin.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment