1Pala që nuk ka bërë ankim brenda afatit mund të bëjë apel kundërshtues brenda pesë ditëve nga dita kur ka marrë njoftimin për apelin e palës tjetër.
2Apeli kundërshtues paraqitet dhe njoftohet sipas rregullave të përgjithshme për ankimet.
3Apeli kundërshtues i prokurorit nuk ka efekt për bashkëtëpandehurin joapelues që nuk ka bërë apel.
4Apeli kundërshtues e humbet fuqinë në rast mospranimi për shqyrtim të apelit të palës tjetër ose të heqjes dorë prej tij.