1Në rigjykim nuk lejohet diskutimi i kompetencës së njohur me vendimin e prishjes.
2Gjykata e rigjykimit i përmbahet vendimit të Gjykatës së Lartë për çdo çështje të së drejtës që është vendosur me të.
3Në rigjykim nuk mund të ngrihen pavlefshmëritë e vërtetuara në gjykimet e mëparshme ose gjatë hetimeve paraprake.
4Prishja e vendimit vlen edhe për të pandehurin që nuk ka bërë rekurs, përveçse kur shkaku i prishjes është personal.